🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,095 ▲ +0.77% ETH $2,050 ▲ +0.31% XRP $1.3092 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +1.01%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Droga, Tahiri-opozitës: Situata është ndryshe; Patozi: Bandat të lidhura me qeverinë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur në seancë plenare mbi trafikun e drogës dhe akuzat që janë bërë në adresë të tij mbi këtë aktivitet kriminal.

Në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit, Tahiri u është drejtuar deputetëve të opozitës duke thënë se, “situata është ndryshe nga ajo që thoni ju”.

“Ne po përballemi me fenomenin. Ka rënie të sipërfaqeve të mbjella me kanabis. Policia ka shkatërruar 96 për qind të sipërfaqeve me hashash gjatë vitit 2015”, ka thënë Tahiri.

Por ne, ka vijuar ai, “nuk jemi të lumtur për situatën, sikurse nuk jemi të lumtur edhe pse avioni me drogë, për të cilin ju bëtë aq shumë zhurmë kishte fluturuar brenda Italisë”.

“Kjo, sepse ka gjasa që droga të kishte qenë nga Shqipëria”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se i ka kërkuar prokurorisë që të hapë hetimet mbi akuzat e bëra nga opozita.

Më tej Tahiri i ka cilësuar si absurde edhe akuzat që opozita bën në drejtim të policisë, duke nënvizuar se, “sot kemi një polici të rilindur”, ndërkohë që ka cilësuar po aq absurde akuzat e ish-shefit të antidrogës së Fierit.

Ndaj këtyre deklaratave është përgjigjur deputeti i PD, Astrit Patozi, i cili ka bërë të qartë se opozita nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj.

“Të jesh i sigurtë se 2 milionë e gjysmë shqiptarë i kanë parë fushat me hashash. Je ministri më i akuzuar e i përfolur që prej 1912-s dhe minimumi që mund të bëjë një ministër në një situatë të tillë është të japë dorëheqjen. Megjithatë, ti nuk je e keqja më e madhe. Sepse ai që do të vijë pas teje do të bëjë të njëjtën punë. Unë jam i bindur se bandat e trafikut të drogës janë të lidhura me qeverinë dhe e keqja më e madhe këtu është Edi Rama”, ka thënë Patozi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.