☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3488 ▲ +1.36% SOL $83.3700 ▲ +0.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Duka: Humbëm një betejë por jo luftën, do marrim tre pikët në Apel

Asambleja-zgjedhore-e-FSHF-se-Foto-Agim-Dobi-1-525x350Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit,  Armando Duka, është prononcuar për mediat pas vendimit të marrë nga UEFA, me besim se Apeli do të gjykojë me drejtësi në favor të Shqipërisë.

Duka theksoi se “pas vendimit të padrejtë, tashmë sytë drejtohen drejt apelimit të vendimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, ose dhe arbitrazhit për të marrë atë që poshtërsisht humbëm në shkallën e parë”.

“Humbëm një beteje, por jo luftën”, është shprehur Duka, duke vijuar se “kam pasur kontakt me avokatin e çështjes që ne do ta ndjekim dhe jam i bindur që do ta fitojmë këtë çështje. Do të kisha shumë dëshirë që vendimin e duhur ta jepte shkalla e parë, Komisioni i Disiplinës, por nuk dyshoj se do ta fitojmë këtë betejë në apel dhe në arbitrazh”.

Duka është optimist se Shqipëria do të marrë 3 pikët në Apel, por nga ana tjetër nuk fsheh zhgënjimin e mosdistancimit të UEFA-s nga dhuna në sport. “Për mua është një vendim që nuk i bën mirë askujt, nuk i bën mirë futbollit, përmirësimit të klimës së futbollit, largimit të dhunës. Nuk e di se çfarë precedenti do të krijojë ky vendim. Ne nuk do ta bëjmë kurrë, por një skuadër tjetër të rrahë futbollistët në fushë dhe të marrë tre pikët në tavolinë? Nuk e di. Një ndeshje e nderprerë për probleme disiplinore duhet ta fitojë një skuadër. Ky është një lloj kompromisi politik, i jep tre pikë dhe i merr tre pikë. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësine sportive”, është shprehur Duka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.