🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,972 ▼ -1.68% ETH $2,058 ▼ -3.78% XRP $1.3201 ▼ -2.13% SOL $78.9800 ▼ -2.72%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Duka i përgjigjet Braçes: Nxitës i dhunës. Dy fjalë për “mushkonjën” që shpërndan dhunë”

Menjëherë pas takimit Partizani-Skënderbeu, i cili u përfshi nga dhuna në shkallët e tribunave ku pati përleshje mes tifozëve të kuq dhe forcave të policisë, deputeti Braçe, i cili njihet edhe si një ndër tifozët më të zjarrtë të Partizanit ngriti akuza të rënda duke thënë se sistemi po e vret futbollin në këtë vend.

“Ekonomia që padit kampionët e rremë, kampionatin e paravendosur ndeshje për ndeshje! Krimi i Federatës Shqiptare të Futbollit po vret ëndrrën e qindra mijëra të rinjve që luajnë futbollin”, shkroi Braçe dy ditë më parë.

Ditën e sotme, me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” ka reaguar ndaj këtyre akuzave kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

“Dy fjalë për “mushkonjën” që shpërndan dhunë”, kështu e nis Duka reagimin e tij, i cili thotë se është ndjerë i detyruar të reagojë jashtë dëshirës persona, por i detyruar nga karrigia që kam dhe në emër të progresit të futbollit shqiptar.

Duka shprehet se statuset me statuset në rrjetet sociale, Braçe po nxit dhunën në futbollin shqiptar.

“Po e bëj këtë, jo se jam i shqetësuar për fyerjet, shantazhet, të pavërtetat që thotë në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit,( Federata në rrugën e saj për ta sjellë futbollin këtu ku është ka pasur shumë mushkonja vërdallë),po për të vetmin fakt, e theksoj të vetmin fakt, se statuset e tij publike, të thëna jo thjesht nga bluza e një tifozi, por nga kostumi i një politikani e parlamentari, janë nxitje e pastër dhune në futbollin shqiptar”, shkruan Duka.

Kreu i FSHF-së thotë më tej se standardet dhe niveli i futbollit shqiptar dhe i organizmave të tij janë shumë e shumë më lart se niveli i politikës shqiptare.

“Unë dhe bashkëpunëtorët e mi mund t’i kapërdijmë shpifjet e tua për Federatën, por që të nxisësh dhunë dhe të “erionizosh” futbollin shqiptar siç bën me parlamentin dhe zonën e cila të zgjodhi deputet, këtë jo, këtë nuk e bën dot as me futbollin shqiptar dhe as me Federatën. Dhe a e di pse? Jo se nuk të lejojmë unë dhe bashkëpunëtorët e mi, po për një fakt të thjeshtë: standardet dhe niveli i futbollit shqiptar dhe i organizmave të tij janë shumë e shumë më lart se niveli i politikës shqiptare”.

Unë ëndërroj që politika shqiptare të arrijë nivelin e futbollit shqiptar, vazhdon më tej Duka, ndërsa ti, duke u drejtuar Braçes, ëndërron që futbolli shqiptar të arrijë nivelin e politikës.

“Duke pasur në subkoshiencë këtë ëndërr regresive, unë mendoj se ti nuk i duhesh as Partizanit si tifoz, gjithashtu mendoj se nuk i duhesh as Parlamentit si deputet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.