Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.32 ▲1.69%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,520 ▲ +1.34% ETH $2,055 ▲ +2.78% XRP $1.3510 ▲ +1.17% SOL $84.1300 ▲ +2.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Do të ruajmë bregdetin, plan afatgjatë për turizmin

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ka bashkëbiseduar me banorët e Shkozetit duke ndarë me ta planin afatgjatë për turizmin për të hapur vende pune.

Duma tha se, do të nisë nga ruajtja e bregdetit duke i thënë stop betonizimit, duke lidhur bujqësinë, vlerat historike dhe bregun e ruajtur në një zgjidhje afatgjatë për Durrësin. Ajo theksoi se, Durrësi do të ketë plazhin publik për qytetarët në zonën e Currilave, do të zhvillohet pjesa veriore duke ruajtur koridorin e gjelbër, ndërsa plani i emergjencës parashikon stabilizimin e situatës me kanalizimet brenda një viti e 8 muaj.

“Do t’i themi stop betonizimit të bregdetit. Do të ruajmë bregdetin dhe do të bëjmë gjithë zhvillimin e pjesës së veriut të bashkisë së re atje ku turizmi do të hapë vende pune dhe për ruajtjen e koridoreve jeshile dhe bregdetit për të pasur një qytet jo vetëm për sot, por për të pasur një qytet me vizion afatgjatë edhe për nesër. Projektet e zhvillimit për një turizëm afatgjatë dhe e lidhur kjo me produktet bujqësore, arkeologjine e historine dhe me bregdetin që do ta mbrojmë, do të na japë zgjidhjen ekonomike. Duhet të zhvillojmë qytetin ekonomikisht që të mund të kemi më shumë lekë në xhepat e gjithsecilit. Do stabilizojmë zonën e plazhit me të gjitha standardet dhe do t’i ruajmë standardet atje, por do bëjmë plazhin publik për të gjithë qytetarët tek zona e Currilat. Plani i emergjencës për kanalizimet, për pastrimin e kanaleve të mëdha, për stabilizimin e rrugëve dhe rrugicave mes pallateve në periferi, në kalkulimet tona është një vit e 8 muaj”, tha Duma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.