☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,091 ▲ +0.4% ETH $2,070 ▲ +0.81% XRP $1.3196 ▲ +0.14% SOL $79.9300 ▲ +0.53%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

DW/Soreca për negociatat: Koha nuk pret, duhet të shpejtoni

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në një intervistë për Deutsche Welle komenton procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe flet për paketat e ndihmave për pandeminë dhe rimëkëmbjen nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Soreca thotë se Këshilli i Përgjithshëm dërgoi një sinjal shumë të fortë për faktin se puna duhet të vazhdojë për të dy vendet deri në ditën e fundit të Presidencës Gjermane.

“Si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, shtetet anëtare janë të gatshme të miratojnë atë që ne e quajmë kornizën e negociatave. Një prej tyre  e ka bllokuar, për fat të keq, këtë miratim për Maqedoninë e Veriut, ndërsa teksti i kornizës negociuese për Shqipërinë është pranuar nga të gjithë. Pra, nëse do të ketë ndonjë zgjidhje të mosmarrëveshjes dypalëshe në lidhje me Maqedoninë e Veriut, atëherë të dy kornizat negociuese ende mund të miratohen ende para fundit të vitit”, shprehet Soreca.

Thirrja e Konferencës Ndërqeveritare është tjetër gjë, miratimi i kornizës negociuese është kushti për të thirrur Konferencën Ndërqeveritare, sqaron ambasadori. Duke përmendur Gjykatën Kushtetuese, ai thotë se javë t e fundit ka bërë disa herë thirrje që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të përshpejtojë punën në lidhje me vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve në tre pozicionet e hapura.

“Me sa kam kuptuar në ditët në vijim do të ketë takime të Këshillit – KED – dhe është e rëndësishme që KED të dalë me një listë që do t’u dërgohet dy autoriteteve emëruese, Presidentit të Republikës dhe Parlamentit për emërime”, shpjegon Soreca duke theksuar se diçka e tillë është e mundur para fundit të vitit, nëse puna përshpejtohet. Më tej, ambasadori përmendi Ligjin zgjedhor duke identifikuar në këtë çështje dy nënelemente, njëri nga të cilët ka të bëjë me opinionin e Komisionit të Venecias që publikohet në 10 dhjetor dhe tjetri, është zbatimi konkret i Ligjit Zgjedhor në funksion të zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen në 25 prill.

“Këto gjëra duhet të zhvillohen, duhet të përshpejtohen”, thotë Soreca, “le të shohim se ku jemi deri në fund të vitit para se të mbarojë Presidenca Gjermane”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.