☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.49 ▼1.63%
ARI 4,805 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,204 ▲ +0.13% ETH $2,140 ▲ +1.65% XRP $1.3487 ▲ +0.6% SOL $81.1700 ▼ -2.37%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.49 ▼1.63 % ARI 4,805 ▼0.18 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.49 ▼1.63 % ARI 4,805 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Opinion

Dy anët e një logjike të helmuar

Nga THOMA GËLLÇI

Ka disa ide që duhej të ishin hedhur në varr bashkë me kohët e errëta, por ja që njerëzimi i mban si qeni kockën e qelbur. Njëra prej tyre është kjo: disa popuj meritojnë shtet, të tjerët jo. Është si të blesh biletë për në stadium, por roja të thotë: “Nuk hyn dot sot, se s’të shoh të qytetëruar.” Roja gjithmonë ka një listë justifikimesh në xhep: “nuk keni institucione”, “nuk dini të vetëqeveriseni”, “jeni pak prapa me modën e start-up-eve.” E njëjta këngë që u këndua për afrikanët, indianët e Amerikës, armenët — dhe gjithmonë përfundoi në gjak.

Sot kjo logjikë rimerret me kostum të ri. Njëra palë thotë me ton profesori: “Palestina nuk është gati për shtet.” Ndërkohë, Hamas e Ajatollahët bërtasin si në pazarin e gjese se gjalle: “Izraeli nuk duhet të ekzistojë!” Dy zëra që duken kundër, por këndojnë në të njëjtin kor: kush duhet zhdukur i pari!

Kosova është shembulli i fresket. Për dekada Beogradi predikonte se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, ndaj duheshin mbajtur me kujdestar. Kujdestar që i rrihte, ua shkatërronte shkollat, institucionet e jetën. Pastaj, kur gjërat shpërthyen, tha: “Ja, e shihni që nuk dinë të qeverisen!” Ironi më të madhe nuk ka: pas gjithë asaj dhune, Kosova sot është shtet. Jo perfekt, por më mirë shtet i lodhur se i nënshtruar.

Kjo farsë bëhet edhe më qesharake kur vishet me petka të shenjta. Nuk eshte e papritur qe  një Torquemada i ri, jo në kështjellat e Kastiljes, por në bulevarde në Tiranë, ndan çmime për popujt:
— “Çmimi për më të padenjtët për shtet, palestinezët!”
— “Çmimi për më të padëshiruarit, izraelitët!”
— “Çmimi për ata që nuk dinë të qeverisen, shqiptarët e Kosovës!”

Historia ka një zakon të keq: i çon këto fraza drejt gropës së përbashkët. Srebrenica, Ruanda, Auschwitz, Kosova. Çdo gjë nis me fjalë të bukura a të egra, por mbaron me kufoma.

Pastaj dalin edhe “ekspertët e ekonomisë morale” që numërojnë miliardat dhe start-up-et si të ishin kupat e futbollit: kush ka më shumë, meriton shtet. Në fakt, ky është kolonializëm i vjetër me gjuhë të re. Afrikanëve u thoshin: “Nuk dini të qeveriseni, prandaj do t’ju qeverisim ne.” Indianëve të Amerikës: “Nuk punoni tokën siç duhet, prandaj është e jona.” Hebrenjve: “S’keni dhënë ekonomi moderne, prandaj duhet t’ju përjashtojmë.” Përfundimi gjithmonë një: genocid.

Sot disa thonë: “Palestinezët nuk dinë të qeverisen.” Po kjo është e njëjta notë që këndoi Hitleri kur shpalli popujt “degjeneruar”, apo teoritë e apartheidit në Afrikën e Jugut: “zezakët nuk dinë demokraci, prandaj kontrollohen nga të bardhët.” E njëjta këngë, vetëm me instrumente të ndryshme.

Por shteti nuk fitohet as me PBB, as me teknologji, as me parlament të lustruar. Hebrenjtë nuk e fituan shtetin sepse ishin më të pasur, por sepse kishin të drejtën njerëzore për vetëvendosje. Shqiptarët e 1912-s nuk kishin industri apo demokraci të plotë, por ngritën shtetin e tyre sepse nuk pranonin më të jetonin të shkelur.

Në fund, maska bie: nën fjalët e moralit fshihet racizmi i vjetër që ndan popujt në “të qytetëruar” dhe “të paaftë.” Disa përdorin statistika të ftohta, të tjerët slogane të nxehta, por të gjithë shkojnë në të njëjtin destinacion: mohimin e ekzistencës. Njëra thotë: “S’je mjaftueshëm i zhvilluar.” Tjetra thotë: “Je i papastër, zhduku.” Dy rrugë të ndryshme, por që të çojnë në të njëjtën humnerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.