☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▼ -1.67% ETH $2,072 ▼ -1.29% XRP $1.3138 ▼ -2.07% SOL $79.0300 ▼ -5.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dy kandidatë padisin KED/ U skualifikuan për në kushtetuese, ndërsa KED është në shkelje me noteren Bejtja

Vendi i pestë i Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojë bosh, derisa një tjetër gjykatë të flasë ndaj ankesave kundër KED të katër të skualifikuarve nga gara, Sinan Tafaj , Eugen Papandile, Zhaklina Peto dhe Shaqir Hasanaj.
Por seancat ndaj dy të parëve që këmbëngulin se KED ishte e parregullt në vendimin për të lejuar kandidimin e vetëm Sonila Ibrahimit dhe të Altin Binajt, u shtynë për shkaqe proceduriale.

Por ndërsa skualifikoi kandidatet e tjerë qe pretendojnë se janë penalizuar padrejtësisht, Këshilli i emërimeve në Drejtësi është zhytur në paligjshmëri dhe shkelje të Kushtetutës në procesin e vlerësimit të kandidatëve për anëtarë të gjykatës kushtetuese ne rastin e paraqitjes se emrit te Sonilja Ibrahimi Bejtja.

Shkelja më flagrante është se këshilli i emërimeve në drejtësi zgjedh si kandidate një notere kur Kushtetuta e përjashton këtë profesion. Këshilli i emërimeve në drejtësi merr përsipër rolin e gjykatës kushtetuese që të interpretojë Kushtetutën dhe ta shpjegojë shkeljen e saj me nevojën urgjente për ndërtimin e gjykatës Kushtetuese.

Ky nuk është i vetmi problem në këtë zgjedhje dukshëm të sforcuar nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por ka edhe më shumë. Në relacionin që tregon se Noteres i jepet leja të kandidojë për anëtare të gjykatës kushtetuese, tregohen se janë mbledhur të dhënat për një vetting të saj. KED ka marrë të dhëna nga tatimet dhe qendra kombëtare e biznesit por duket se nuk vënë re lëvizjet që Sonila Ibrahimi Bejtja bën duke u regjistruar në aktivitet avokati e duke u çregjistruar Brenda një kohe të shkurtër. Në asnjë nga niptet ajo nuk ka të publikuara si të raportuara bilancet e punës së saj gjatë vitit 2018.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.