🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dy të akuzuarit pranojnë fajësinë për barrikadat në Zveçan, veçohet procedura

Gjykata Themelore në Prishtinë ka veçuar procedurën ndaj Millosh Radosavljeviqit dhe Dushan Dobracit, të akuzuar në rastin e barrikadave të vitit 2022 në Komunën e Zveçanit.

Vendimi për veçimin e procedurës u mor pasi dy të akuzuarit kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë.

Në seancën fillestare mungoi i akuzuari Nenad Orloviq, ndaj të cilit Gjykata ka përsëritur urdhërarrestin. Sipas raportit të Policisë, zyrtarët policorë kanë tentuar ta ekzekutojnë urdhërarrestin më 27 gusht, por Orloviqi nuk është gjetur në vendbanimin e tij. Fqinjët kanë deklaruar se ai jeton në Serbi, raporton “Betimi për Drejtësi”

Në seancë fillimisht mungoi edhe avokati Petroviq, i cili kishte njoftuar se ishte përfshirë në një aksident trafiku, ndërsa më vonë është paraqitur në gjykatë.

Po ashtu, mungoi avokati i Sërgjan Vuçiniqit, Bogdan Llaziq, i cili përmes emailit kishte njoftuar Gjykatën për pamundësinë e pjesëmarrjes për arsye shëndetësore.

Pas një pauze të shkurtër, Gjykata i ftoi palët të deklarohen lidhur me mundësinë e veçimit të procedurës për Radosavljeviqin dhe Dobracin, për shkak të marrëveshjeve për pranim të fajësisë.

Prokurori special Admir Shala nuk e kundërshtoi këtë propozim, duke e arsyetuar me ekonomizimin e procedurës. Veçimin e procedurës e mbështetën edhe mbrojtësit e dy të akuzuarve, Mahmut Halimi dhe Boban Petkoviq, si dhe vetë Radosavljeviqi e Dobraci.

Me aktvendim të Gjykatës, procedura ndaj Radosavljeviqit është veçuar për veprën penale “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues”.

Ndërsa ndaj Dobracit procedura është veçuar për veprat penale “Bashkim në veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Në këtë rast, përveç tyre, të akuzuar janë edhe Dushan Maksimoviq, Nemanja Joloviq, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq, të cilët ngarkohen për veprat penale që lidhen me barrikadimin e rrugëve në Zveçan gjatë vitit 2022.

Për shkak të mungesës së Orloviqit dhe avokatit Llaziq, seanca fillestare për pjesën tjetër të të akuzuarve është shtyrë për 15 shtator 2026. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.