🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,112 ▲ +0.57% ETH $2,050 ▲ +0.05% XRP $1.3102 ▼ -0.8% SOL $80.0700 ▲ +0.91%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

“Dy vende që nuk njohin njëra-tjetrin, s’mund të hyjnë në BE”/ Scholz në Kosovë, bën thirrje për dialog me Serbinë

Kancelari Olaf Scholz ka arritur sot në Prishtinë dhe është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rhode. Scholz ka takuar kryeministrin Albin Kurti në ora 10:45 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

Krahas Kosoves, gjate turit në Ballkan kancelari gjerman do te ndaloje edhe ne Beograd (Serbi), Shkup (Maqedonia Veriore) dhe Sofje (Bullgari) si dhe metropoli i Greqisë veriore Selaniku. Fokusi i bisedimeve të tij atje do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën (08.06.2022) në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ne konferencen per shtyp, ka theksuar për rëndësinë e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova dhe Serbia të gjëjë një marrëveshje. Dialogu është rruga që i hap Kosovës më tej perspektivën europiane”, u shpreh kancelari gjerman, në konferencën për shtyp në Prishtinë. Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së, tha Scholz, duke kërkuar që dy shtetet të vazhdojnë bisedimet për dialog.

Po a do e mbështesë Gjermania ‘Ballkanin e Hapur’ si SHBA?  Dua ta them të qartë që për ne prioritet i japim tregut të përbashkët rajonal, duhet të përparojë. Mendoj që kjo është e rëndësishme të arrihen përparime që janë të arritshme. Kushdo që do ti bashkohet BE-së, duhet t’i ndjekë ato”, tha kancelari gjerman Scholz.
Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.
Jemi në moment vendimtar për rajonin. Bota pas 24 shkurtit ka ndryshuar. Në këto kohë kancelari ka treguar vizion në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Jemi të bashkuar me Gjermaninë edhe nga njerëzit tanë.

Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Të gjithëve na kujtohen pamjet e hyrjes së ushtarëve të NATOs në Kosovë. Na kujtohen edhe pamjet e Kosovës, gjithcka ishte djegur e shkatërruar.

Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm për rindërtimin e Kosovës. Qeveria jonë po vijon me reforma të përgjithshme. Po punojmë për përmbushjen e reformave për integrim në BE.

Do vijojmë më aspiratën tonë për statusin e kandidatit kur pretendojmë të aplikojmë në fund të këtij viti. Nevojë urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO. Kemi shtuar buxhetin e mbrojtjes me 52%. Kosova do mbetet partner i besuesëm i Gjermanisë. Serbia po vijon të bllokojë marrëveshjet edhe në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nxisim cdo vend në Ballkan të angazhohet për tregun e përbashkët rajonal.  Kosova u bën thirrje vendeve të nënshkruajnë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, diplomave, etj. Të gjithë do përfitojmë duke hequr barrierat në tregti. Presim rivitalizimin e procesit të Berlinit për të sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë BE. Mbështetja gjermane do na ndihmonte për investitorët. Shpreha shqetësimet për sigurinë e energjisë.” u shpreh Kurti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.