☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,569 ▲0.62%
DOW 46,517 ▲0.38%
NASDAQ 21,831 ▲1.11%
NAFTA 98.64 ▼2.7%
ARI 4,772 ▲2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,502 ▲ +1.23% ETH $2,126 ▲ +1.85% XRP $1.3549 ▲ +1.54% SOL $83.2000 ▲ +1.07%
S&P 500 6,569 ▲0.62 % DOW 46,517 ▲0.38 % NASDAQ 21,831 ▲1.11 % NAFTA 98.64 ▼2.7 % ARI 4,772 ▲2 % S&P 500 6,569 ▲0.62 % DOW 46,517 ▲0.38 % NASDAQ 21,831 ▲1.11 % NAFTA 98.64 ▼2.7 % ARI 4,772 ▲2 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Dy zona të lira në Porto-Romano, ushtrimi i veprimtarisë do autorizohet nga Doganat

Kanë hyrë në fuqi dy vendime të qeverisë që sanksiononin dy zona të lira doganore në zonën e Porto-Romanos. Të dy vendimet shoqërohen nga plan vendosjet e zonave të lira si dhe pikat e hyrjes dhe të daljes dhe ushtrimi i veprimtarisë në to do të kryhet me autorizim  nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pas plotësimit nga aplikuesi të kushteve dhe të kritereve të parashikuara në kuadrin ligjor e nënligjor në fuqi për këtë qëllim.Sipas vendimit  të gjitha shpenzimet për rrethimin e zonës së lirë, plotësimin e kushteve të punës dhe për sistemet e monitorimit me videokamerat e ndriçimit, për ushtrimin e mbikëqyrjes nga autoritetet doganore, të përcaktuara në legjislacion, do të kryhen me shpenzimet e aplikuesit.

Çfarë janë zonat e lira

Zonat e lira janë pjesë të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë ose mjedise të vendosura në këtë territor dhe të ndara nga pjesa tjetër e tij, në të cilat hyjnë:

  1. a) mallrat joshqiptare,
  2. b) mallrat shqiptare

Këshilli i Ministrave mund të përcaktojë pjesë të territorit doganor të Republikës së  Shqipërisë si zona të lira duke përcaktuar dhe kufijtë gjeografikë të çdo zone të lirë. Për çdo zonë të lirë Këshilli i Ministrave përcakton planvendosjen dhe pikat e hyrjes e të daljes. Personat, mallrat dhe mjetet e transportit që hyjnë ose dalin nga zonat e lira janë objekt i kontrolleve doganore. Paraqitja e mallrave dhe vendosja e tyre në një zonë të lirë

  1. Mallrat e futura në një zonë të lirë paraqiten në doganë dhe për to kryhen formalitetet doganore, të parashikuara në një nga rastet e mëposhtme  :a) kur ato janë futur në zonën e lirë direkt nga jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë; b) kur ato ishin vendosur nën një regjim doganor, i cili ka përfunduar ose është mbyllur me vendosjen e mallrave nën regjimin e zonës së lirë; c) kur ato janë të vendosura nën regjimin e zonës së lirë për të përfituar nga një vendim që autorizon rimbursimin ose faljen e detyrimit të importit;  ç) kur akte të tjera ligjore, të ndryshme nga legjislacioni doganor, parashikojnë formalitete të tilla.
  1. Mallrat e futura në një zonë të lirë, në rrethana të tjera nga ato të mbuluara nga pika 1, nuk paraqiten në doganë.
  2. Pa cenuar nenin 219, mallrat e futura në një zonë të lirë konsiderohen të vendosura nën regjimin e zonës së lirë:
  3. a) në momentin e hyrjes së tyre në një zonë të lirë, me përjashtim të rasteve kur ato janë vendosur tashmë nën një regjim tjetër doganor; ose b) në momentin kur mbyllet një regjim transiti, me përjashtim të rasteve kur ato vendosen menjëherë nën një regjim doganor vijues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.