🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▼ -1.56% ETH $2,054 ▼ -3.46% XRP $1.3146 ▼ -2.14% SOL $79.3500 ▼ -1.59%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Dyshime të forta se pas firmës DH Albania fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj

Firma kryente biznes me emrin DH Albania dhe në regjistrat kombëtarë si përfaqësues i saj figuron 26-vjeçari Avdjol Dobi.

Kur këto fakte u bënë publike, lindën dyshimet se si një firmë pothuajse anonime mundi që me kaq lehtësi dhe falsifikime, të siguronte kontrata të kësaj natyre. Për të fituar një kontratë të tillë, firma fituese duhet të depozitonte një shumë prej 10 për qind të vlerës së investimit, ndërsa zoti Dobi nuk dihet të ketë patur biznese për të bërë këtë depozitë.

Ndërkohë, ka dyshime të forta se pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Para një muaji, përfaqësuesi i firmës e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të zotit Ulaj. Zëri i Amerikës ka mësuar se zoti Dobi, ka lidhje familjare me biznesmenin Ulaj.

Zëri i Amerikës u lidh me zotin Ulaj për t’i kërkuar konfirmim për këto informacione, por përpjekjet rezultuan pa sukses. I pyetur në telefon zoti Ulaj nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se ishte i zënë. Po ashtu, ai nuk ka kthyer ende përgjigje për mesazhet ose e-mailet me të njëjtën kërkesë.

E njëjta përpjekje e Zërit të Amerikës për të marrë më shumë informacion dërguar disa ditë më parë në emailin e firmës Dunwell Haberman rezultoi e pasukseshme. Kompania nuk ka pranuar të kthejë përgjigje.

Bilanci i kompanisë Dunwell Haberman, i dorëzuar në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, rezulton të jetë përkthyer nga zonja Shenda Kruja, e cila nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtarë, të miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Ajo rezulton në rrjetet sociale si specialiste pranë kompanisë GENER 2 të zotit Ulaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.