ECB miraton huanë e emergjencës për bankat greke
Banka Qendrore Europiane ka miratuar një rritje në huatë e emergjencës për sistemin bankar grek, pasi ministrat e financave nuk arritën të enjten të gjenin një marrëveshje, që do të mundësonte që Greqia të paguante borxhet e saj.
Lëvizja, që është e një shume më të ulët sesa kishte kërkuar Greqia, vjen teksa bankat greke kanë vazhduar të vuajnë tërheqje.
ECB ka furnizuar bankat greke me një linjë jetësore, duke sanksionuar të ashtuquajturën asistencë e likuiditetit të emergjencës (ELA) të kërkuar nga Banka e Greqisë.
Gjithsesi, të premten, këshilli qeverisës i ECB miratoi një rritje më pak se 3 miliardë euro të kërkuar nga Athina, thanë për FT dy njerëz familjarë me çështjen.
Kjo rritje gjithashtu mbulon vetëm të premten dhe të hënën. Banka e Greqisë ka kërkuar që mbulimi të zgjasë deri të mërkurën e javës që vjen, kur është skeduluar mbledhja e ardhshme e këshillit qeverisës.
Ka një frikë të shtuar në këshillin qeverisës se ECB po i vendosin paratë në një sistem bankar që është i kërcënuar nga largimi i depozitave, sipas njerëzve që janë pranë mënyrës së të menduarit të ECB.
Kërkesa për një rritje erdhi nga banka qendrore greke, pasi ministrat e financave nuk arritën një marrëveshje të enjten, që do të parandalonte vendin nga paaftësia paguese dhe dalja potenciale nga euro.