Edhe De Biasi thumbon Serbinë
Trajneri i kombëtares kuqezi, Gianni De Biazi në përfundim të ndeshjes me Armeninë ia dedikoi fitoren familjes së tij, shqiptarëve dhe lojtarëve të kombëtares kuqezi.
Ndër të tjera, trajneri italian tha se ndihet shumë i lumtur që ka lënë te shpija Serbinë. “Kjo është kënaqësi e madhe e jetës sime. Kënaqësia më e madhe ishte që të linim Serbinë në shtëpi dhe vetë të shkonim në Francë Ndeshja vajti mirë për ne. Djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Fitoren ia dedikoj së pari familjes time, të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë djemve”, tha italiani.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.