☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,604 ▲1.16%
DOW 46,757 ▲0.9%
NASDAQ 21,963 ▲1.72%
NAFTA 99.91 ▼1.45%
ARI 4,812 ▲2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,849 ▲ +1.68% ETH $2,148 ▲ +2.63% XRP $1.3604 ▲ +2% SOL $85.6800 ▲ +3.91%
S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 % S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Edhe Europa rrëzon PPP-të, vetëm Shqipëria nuk pyet

Në Shqipëri deri më tani, vlera e kontratave të dhëna me PPP ka arritur në 111 miliardë lekë, të cilat dominohen nga kontrata shërbimesh në shëndetësi dhe tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave. Por ndërkohë gjatë vitit që vjen do të jepen me koncesion me PPP edhe 156 miliardë lekë, duke e çuar vlerën e përgjithshme të PPP-ve më shumë se 268 miliardë lekë, e cila është sa 17% e PBB-së.

Institucionet financiare ndërkombëtare këmbëngulin që kjo shumë të përfshihet në borxhin publik. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në deklaratën përmbyllëse të marrëveshjes trevjeçare, kërkoi që ndikimi i projekteve me PPP, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik, në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.

Në një prononcim të mëparshëm për “Monitor” përfaqësuesja e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, tha se “kontratat e PPP-ve krijojnë detyrime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për qeverinë. Vlerësimi dhe bërja publike e këtyre detyrimeve është një hap i rëndësishëm për menaxhimin e ndonjë rreziku të mundshëm fiskal. Aktualisht, implikimet fiskale të PPP-ve nuk përfshihen plotësisht në dokumentet e buxhetit, pasqyrat financiare apo raportet statistikore”.

Por edhe nga një raport i ri Gjykatës Evropiane të Llogarive, publikuar nga shtetiweb, del se financimi i përbashkët i BE-së për Partneritetin Publik-Privat (PPP), nuk mund të shikohet më si një mundësi ekonomike e suksesshme për të mbështetur infrastrukturën publike.

Sipas raportit, gjetjet e auditimit të PPP-ve në disa shtete europiane, treguan se vlera për paranë dhe transparenca ishin gjerësisht të dëmtuara sidomos nga mungesa e politikave dhe strategjisë së saktë, por edhe nga mungesa e analizave të përshtatshme, mbajtja e llogarive të PPP-ve jashtë bilancit dhe mungesa e ekuilibrit në marrëveshjet e ndarjes së riskut.

Nga 2000 deri në 2004, BE-ja ka dhënë 5.6 miliardë për 84 PPP, me një kosto totale projektesh prej 29.2 miliardë. Auditimet vlerësuan 12 PPP të bashkë-financuara nga BE-ja. Këto Partneritete ishin të vendosura në Francë, Greqi, Irlandë dhe Spanjë, në fushën e transportit rrugor dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), me një kosto totale prej 9.6 miliardësh dhe financim nga BE-ja prej 2.2 miliardësh. Në përgjithësi, këto PPP lejonin autoritetet publike të prodhonin infrastruktura të mëdha me vetëm një procedurë, duke rritur kështu riskun e konkurrencës së pamjaftueshme që prodhon pozicion më të dobët negociues për autoritetet kontraktuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.