Kosova

Edhe Kroacia kundër shkëmbimit të territoreve të Kosovës

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviç është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve.

Diplomatja nuk beson se një korrigjim i tillë do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ambasadorja kroate në Kosovë Marija Kapitanoviç, duke shtuar se përkundrazi një iniciativë e tillë mund të shkaktojë çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.

“Sa i përket korrigjimit të kufijve nga pikëpamja e dikujt që vjen nga një vend i cili përjetoi një të kaluar të vështirë, ne nuk mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme”, ka potencuar ambasadorja Kapitanoviç. Gjatë kësaj interviste ambasadorja e shtetit më të ri të Bashkimit Evropian (BE) ka folur edhe për lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Schengen.

Diplomatja kroate në Kosovë thotë se procesi ka kaluar te konsultimet mes shteteve anëtare, duke mos qenë në gjendje të thotë nëse kosovarët në një të ardhme të afërt do të lëvizin pa viza në BE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button