Politika

Edi Rama niset drejt Brukselit, Josep Borrell fton kryeministrat rajonalë, zbardhet çfarë pritet

Ditën e sotme pritet që kryeministri i vendit, Edi Rama, të niset drejt Brukselit për një vizitë zyrtare. Bëhet me dije se në fokus do të jetë vizita për çështja e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pritet që Rama të zhvillojë dhe një takim shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Evropian Josep Borrell.

Por ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.

Sipas paralajmërimeve, në Bruksel ky takim do të shërbejë për të diskutuar “në mënyrë të hapur” për zhvillimet e fundit në rajon, procesin e zgjerimit, çështjet gjeostrategjike dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon si dhe raporteve mes rajonit e BE-së.

Sipas paralajmërimeve, samiti do të shërbejë për të diskutuar “në mënyrë të hapur” për zhvillimet e fundit në rajon, procesin e zgjerimit, çështjet gjeostrategjike dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon si dhe raporteve mes rajonit e BE-së. Edhe pse në disa media të Kosovës u tha se në këtë vizitë do të realizohet takimi i parë mes kryeministrit te Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, kjo nuk do të ndodhë.

Vuçiç nuk do të marrë pjesë në këtë darkë pune, ku Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja, Ana Bërnabic. BE është e shqetësuar për zhgënjimin në rritje në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ngecjeve në procesin e zgjerimit dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të shikojmë se si të kthejmë ndikimin e humbur në rajon“, thanë burime diplomatike europiane.

Jo zyrtarisht, në Bruksel theksohet se Borell ka hartuar vetë një “non paper” për këtë qëllim. Një prej temave të dokumentit është pikërisht “mungesa e vendosmërisë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përparimi i ngadalshëm i negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, por edhe në zbatimin e përparësive kryesore në B-H dhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën”.

Edhe pse në disa media të Kosovës ka pasur spekulime se në këtë vizitë do të realizohet takimi i parë mes kryeministrit te Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kjo nuk do të ndodhë. Sipas burimeve të BE-së, një takim i tillë asnjëherë nuk ishte planifikuar për këtë ditë, dhe nga ana tjetër, Vuçiq fare nuk do të marrë pjesë në këtë darkë pune, pasi Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Bërnabiq.

Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës Kurti shkon në Bruksel, prej kur ka marrë mandatin në krye të qeverisë. Herën e kaluar ai ishte në një vizitë për të takuar zyrtarë të institucioneve të BE-së dhe Belgjikës ndërsa tani është pjesëmarrës në një darkë të përbashkët me liderët e vendeve tjera të rajonit. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar asgjë në këtë drejtim.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button