Eksperimenti: Në Mars mund të rriten patate
Sipas studimeve të kryera deri më tani, farat e mbjella me kushte të ngjashme si në planetin e kuq, janë në gjendje të përballojnë ambientin e ashpër.
Shkencëtarët e “International Potato Center” janë duke kryer për llogari të NASA-s eksperimente në Peru, në tokat e thata të shkretëtirës “Pampas de La Loya”.
Objektivi është ai për të rritur patate në një ambient “CibeSat”, i ndërtuar posaçërisht për të stimuluar kushtet e planetit Mars. Deri më tani, kërkuesit kanë konstatuar se farat janë në gjendje të përballojnë mjedisin dhe për këtë arsye patatja mund të rritet edhe në planetin e kuq.
Studiuesit kanë kryer dy faza eksperimentesh në vitin 2016, përveç se me Entin special amerikan, kanë bashkëpunuar edhe me Universitetin e Inxhinierisë Teknologjike në Lima.
“Jam entuziast që mund të çoj patate në Mars, – pohon shkencëtari i NASA-s, Seti Julio E.Valdivia, – por jemi edhe më shumë entuziast që mund të përdorim një terren marsian të stilumuar shumë të ngjashëm me zonën ku patatet kanë pasur origjinën”.
Ky është programi i eksperimenteve: “Do të kryejmë cikle të ndryshme për të zbuluar se çfarë lloj patatesh rritet më mirë, duam të dimë se cilat janë kushtet minimale që një patate ka nevojë për të mbijetuar”.
“CubeSat” kontrollon ambientin e brendshëm për të kërkuar kushte standarde në Mars, ditën dhe natën, duke ofruar ujë të pasur me veti ushqyese në të njëjtën kohë në tokë dhe në farë.
Gjithashtu ai imiton edhe presionin e ajrit, oksigjenin dhe nivelin e dyoksidit të karbonit në planetin e kuq, gjithçka e monitoruar nga një seri sensorësh dhe dy telekamera “live-streaming”, të quajtura ‘Fobos’ e ‘Deimos’, emrat e dy satelitëve natyrorë të dimensioneve të vogla, që vetëm Marsi, mes planetëve të sistemeve diellore të brendshme, i zotëron.
Dhe kjo, jo vetëm që do të ndihmojë në eksplorimin e Marsit, por mund të ketë ndikime për bujqësinë përballë ndryshimeve të klimës.
Rezultatet paraprake tregojnë se fermerët në planet shkëmbor duhet të përgatisë terrenin me një strukturë fleksibël dhe ushqyesve, në mënyrë që farat mund të mbajë mjaft ajër dhe ujë.