Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,913 ▲ +0.87% ETH $2,053 ▲ +0.55% XRP $1.3194 ▲ +2.51% SOL $79.9700 ▲ +1.6%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ekspertët e Venecias: Zgjedhjet me 3/5 dhe 2/3, të dyja sipas standardeve

aaNga salla që mban emrin e kryeqytetit britanik, të dërguarit e Komisionit të Venecias dhanë opinionin e tyre pas një qëndrimi dyditor në Tiranë. “Reforma në drejësi është urgjente dhe në rrugë të mbarë. Nuk është e thjeshtë, por në kushtet ku ndodhet drejtësia shqiptare reforma duhet të luftojë korrupsionin dhe mbi të gjitha të thellohet llogaridhënia”. 

Ky ishte konluzioni i artikuluar nga Thomas Markert në emër të delegacionit, duke theksuar se, “kjo refomë nuk duhet të shikohet si plotësim dëshire për Europën, por si një nevojë për popullin shqiptar”.

Të dërguarit e Komisionit të Venecias i dhanë përgjigje një çështjeje shumë të debatuar për plotikën shqiptare, zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve kushtetuese me 3 të 5tat siç propozon mazhoranca, apo 2 të 3tat, siç kërkon opozita.

“Nuk është punë e Komisionit të Venecias të diktojë zgjidhje në kuadër të projektamendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Por ne jemi këtu për të siguruar që propozimet e bëra nga ekspertët shqiptarë të jenë në përputhje me standartet europiane. E njëjta qasje është edhe për çështjen e shumëdebatuar në qarqet politike për zgjedhjen me shumicë të cilësuar në votimin e antarëve të disa institucioneve. Ekspertët propozojnë 3/5tat, ndërsa disa forca politike 2/3tat e votave të Parlamentit shqiptar. Të dyja propozimet janë në përputhje me standardet europiane dhe nuk i takon Komisionit të Venecias të thotë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për këtë çështje”, nënvizoi Markert.

Pyetjes per ekspertët e Venecias lidhur me një tjetër aspekt që ka ngjallur debate, një shtesë në nenin 148 të Kushtetutës ku propozohet “Njësia e posaçme e hetimit për verprat penale dhe korrupsionin në nivelet e larta”, që sipas ekspertëve të nivelit të lartë duhet të jetë e pavarur nga Prokuria e Përgjithshme.

Por a është e nevojshme që të krijohet kjo strukturë dhe që të jetë e pavarur nga Prokuria e Përgjithshme? James Hamilton, ish-prokuror i përgjithshëm i Irlandës, dha këtë përgjigje:

“Ka preçedentë të mëparshëm për këtë në vënde të tjera që funksionojnë më së miri. Si për shembull, agjencia e mirënjohur rumune DNA, një njësi prokurorësh anti-korrupsion, e cila është shumë efikase. Gjithashtu, në Kroaci e së fundmi në Mal të Zi një njësi e tillë është themeluar dhe për këtë Komisioni Venecias e ka dhënë një opinion duke thënë se, kjo është në përputhje me standardet europiane. Komisioni i Venecias e ka bërë të qartë se kjo është një zgjedhje e mirë, por në vende të caktuara nuk kërkohet. Në Itali për shembull ju keni agjencinë shumë të famshme të Antimafias”, theksoi Hamilton.

Sipas anëtarëve të Komisionit të Venencias, drafti final për reformën në drejtësi do të miratohet në sesionin plenar që mbahet më 11 dhe 12 mars.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.