☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.48 ▼0.89%
ARI 4,761 ▲1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,585 ▲ +2.66% ETH $2,134 ▲ +3.69% XRP $1.3558 ▲ +2.7% SOL $83.3900 ▲ +2.94%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.48 ▼0.89 % ARI 4,761 ▲1.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.48 ▼0.89 % ARI 4,761 ▲1.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet “Made in Albania”, OBT: Shqipëria kryeson me produktet bujqësore dhe fasonerinë

Bujqësia dhe fasoneria janë dy ndër sektorët që dominojnë eksportet shqiptare “Made in Albania”, në tregjet e huaja.

Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) tregon një panoramë gjithëpërfshirëse duke evidentuar produktet kryesore të eksportit shqiptar.

Sipas të dhënave nga ky raport, në total në vitin 2018, Shqipëria ka eksportuar rreth 2.9 miliardë dollarë produkte ndër të cilat dominojnë eksportet e prodhimeve nga manifaktura që zë pjesën kryesore me rreth 70%, më pas vijnë hidrokarburet dhe minierat me rreth 17% për të vazhduar me eksportet agrobujqësore që zënë rreth 12%.

Raporti evidenton se Shqipëria renditet në vendin e parë për eksportet e produkteve jo-bujqësore, që kapin shifrën e 227 milionë dollarëve në fund të vitit 2018. Në vend të dytë renditen eksportet e fasonerisë këpucët dhe artikujt e lëkurës, në vend të tretë vijnë kostumet për burra dhe në vend të katërt bluzat për burra a djem.

Raporti i OBT cilëson me peshë të rëndësishme edhe eksportin e energjisë elektrike.

Ndërsa eksporti i produkteve bujqësore, domatet e freskëta apo të shtypura, renditen në vend të parë, me rreth 38 milionë dollarë eksporte në vit. Më pas ndjekin perime të ndryshme, por me diferencë të ndjeshme nga vendi i parë në renditje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.