🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,926 ▼ -0.29% ETH $2,040 ▼ -0.56% XRP $1.2954 ▼ -1.15% SOL $79.7700 ▼ -0.52%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutohen në mes të lokalit 2 shqiptarë në Zvicër

Dy persona hapën zjarr brenda një kafeneje në qytetin e Bazelit mbrëmjen e së enjtes, duke ekzekutuar dy shqiptarë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në “Café 56”, në rrugën Erlenstrasse rreth orës 20:15 të mbrëmjes. Mediat zviceriane raportojnë se autorët u futën në lokal dhe hapën zjarr në drejtim të klientëve.

Prokuroria e Bazel konfirmoi se viktimat e këtij atentati janë shqiptarë. Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Viktimat janë të moshës 28 dhe 39 – vjeç. Ndërsa i plagosuri, i cili është në gjendje kritike për jetën, mësohet se është një 24 – vjeçar, po shqiptar.

Sa i përket autorëve ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ata besohet të jenë të moshës 30 deri 40 – vjeç, flokë të zeza dhe rreth 1.75 të gjatë. Hetuesit thanë se ata mbanin veshur rroba të errëta dhe dyshohet se janë nga Europa Lindore.

Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e një akti terrorit.

Ndërkohë, dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se lokali “Café 56” frekuentohej kryesisht nga shqiptarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.