Elbasan, kamioni përfshihet nga flakët, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Përfshirja e një kamioni në flakë ka shkaktuar bllokimin e aksit nacional Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pranë vendit të quajtur “Ura e Murrashit”.
Policia ka shkuar për të normalizuar qarkullimin e mjeteve, por ende nuk ka shkuar ndonjë mjet i rëndë për postimin e kamionit në anë të rrugës. Ndërkaq grupi hetimor ka nisur punën për shkaqet e shpërthimit në flakë, të kamionit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.