Kronika

Elbasan, vritet me thikë 41-vjeçari

Policia e Elbasanit, me anë të një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se rreth orës 07:00 të ditës së enjte ka gjetur një trup pa shenja jete, në afërsi të Kryqëzimit të Cërrikut, tek vendi i quajtur “Ish-thertorja”.

Mësohet se viktima, i identifikuar si Agron Lleshanaku, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta.

Policia shton se viktima është konfliktuar me një person, i cili është kapur kur po largohej në drejtim të Greqisë. Mariglen Brahja u arrestua nga Policia e Tepelenës në vendin e quajtur Ura e Lektit.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button