🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▼ -1.56% ETH $2,054 ▼ -3.46% XRP $1.3146 ▼ -2.14% SOL $79.3500 ▼ -1.59%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Amerika

Email-et e Hillary Clinton ishin “top secret”

Serveri i pasiguruar në shtëpinë e Hillary Clinton përmbante dhjetëra email-e të cilat klasifikohen si “top secret” dhe kjo është hera e parë që deklarohet publikisht se ato ishin të klasifikuara.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, deklaroi se dokumentet nuk ishin të klasifikuara në kohën kur ishin dërguar.

Mesazhet më pas janë klasifikuar si “top secret” pasi përmbanin të dhëna që mund të shkaktonin një dëm “jashtëzakonisht të rëndë” në aspektin e sigurisë kombëtare në rast se do të zbuloheshin.

Zyrtarët e intelegjencës i thanë “Associated Press” se serveri përmbante edhe projekte të tilla si “sulme me dronë” apo “përgjimet qeveritare”.  Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse Clinton ka dërguar apo ka pranuar email-e me përmbajtje “top secret”.

Kirby deklaroi se mesazhet e klasifikuara si “top secret” nuk kanë asnjë mundësi që të publikohen, madje as te redaktuara.

Përdorimi i një email-i personal nga ana e Hillary Clinton në kohën sa ishte Sekretare e Shtetit është bërë një çështje në SHBA, sidomos në fushatë. Shumë rivalë e kanë akuzuar se e ka vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.