🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▲ +0.27% ETH $2,311 ▲ +0.41% XRP $1.3878 ▲ +0.04% SOL $83.7800 ▼ -0.12%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Amerika

Universitetet amerikane rikthejnë provimet me gojë për të luftuar ndikimin e IA

Një numër në rritje universitetesh në SHBA po rikthejnë provimet me gojë si mënyrë për të përballuar ndikimin e inteligjencës artificiale, veçanërisht mjeteve si ChatGPT në procesin mësimor.

Pedagogët thonë se detyrat e shkruara po kthehen shpesh perfekte, por studentët nuk arrijnë t’i shpjegojnë ato, sipas AP.

Në vend të eseve apo testeve tradicionale, disa profesorë po kërkojnë që studentët të mbrojnë punën e tyre përballë një pedagogu, pa përdorur teknologji apo materiale ndihmëse.

Kjo metodë, e njohur si ”mbrojtje me gojë”, rikthen një praktikë të lashtë që daton që nga koha e Sokratit.

Profesorët argumentojnë se provimet me gojë janë shumë më të vështira për t’u manipuluar me ndihmën e AI.

”Nuk mund ta kalosh një provim me gojë me ndihmën e inteligjencës artificiale”, thonë ata duke theksuar se këto teste matin njohuritë reale dhe aftësinë për të menduar në kohë reale.

Shqetësimi kryesor i akademikëve nuk është vetëm kopjimi, por humbja e aftësive themelore.

Disa profesorë paralajmërojnë se studentët po humbasin kreativitetin dhe kapacitetin për të menduar në mënyrë kritike, duke u mbështetur te përgjigjet e gatshme të IA-s.

Në universitete si ai i Pensilvanisë, provimet me gojë po kombinohen me detyra të shkruara.

Studentët duhet jo vetëm të dorëzojnë punën, por edhe ta shpjegojnë atë përballë pedagogut, gjë që i detyron të kuptojnë vërtet materialin.

Ky ndryshim është pjesë e një trendi më të gjerë drejt vlerësimeve ballë për ballë, i cili u përshpejtua gjatë pandemisë për të luftuar kopjimin online dhe është intensifikuar që nga dalja e ChatGPT në vitin 2022.

Disa institucione po eksperimentojnë edhe me përdorimin e vetë AI për të zhvilluar provime me gojë, ku studentët përballen me pyetje dinamike nga sisteme zanore inteligjente. Kjo qasje synon të përdorë teknologjinë kundër problemeve që ajo vetë ka krijuar.

Megjithatë, edhe provimet me gojë nuk janë pa sfida.

Ato kërkojnë më shumë kohë dhe burime nga pedagogët dhe mund të jenë stresuese për studentët.

Pavarësisht kësaj, shumë universitete i shohin ato si një mënyrë të domosdoshme për të ruajtur cilësinë e arsimit në epokën e inteligjencës artificiale./   /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.