☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,694 ▼0.32%
DOW 46,779 ▼0.46%
NASDAQ 22,422 ▼0.26%
NAFTA 97.68 ▲2.25%
ARI 4,879 ▼2.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,164 ▼ -1.86% ETH $2,235 ▼ -3.84% XRP $1.4663 ▼ -2.06% SOL $90.3100 ▼ -3.51%
S&P 500 6,694 ▼0.32 % DOW 46,779 ▼0.46 % NASDAQ 22,422 ▼0.26 % NAFTA 97.68 ▲2.25 % ARI 4,879 ▼2.58 % S&P 500 6,694 ▼0.32 % DOW 46,779 ▼0.46 % NASDAQ 22,422 ▼0.26 % NAFTA 97.68 ▲2.25 % ARI 4,879 ▼2.58 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Erdogan “voton”: Jam për solidaritet mes Ramës dhe Metës

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në një intervistë për Sokol Ballën në Top Channel thotë se investimet turke në Shqipëri kanë kapur 3 miliardë euro, më shumë se Bashkimi Europian.

Erdogan flet edhe për raportin me Edi Ramën, por paralajmëron autoritetet shqiptare që t’i mbyllin rrugën organizatave të Gylen, ose Shqipëria mund të rrezikohet ashtu si Turqia një vit më parë.

“Shqipëria është vend unik me shumëllojshmëri fetare e kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimanëve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë është një pasuri dhe lutem shpesh që të mbështetet edhe më tej nga Shqipëria. Por ka edhe të tjerë që përpiqen ta përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, thotë Erdogan.

Erdogan ka ndërtuar një raport special me kryeministrat shqiptarë, por duket se raporti me Edi Ramën shkon edhe më tej. Ai nuk ngurron ta urojë atë në mes të fushatës elektorale.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, thotë Erdogan.

Por në intervistën për gazetarin Sokol Balla, presidenti turk ndalet tek përplasja e dy institucioneve shtetërore më të larta dhe flet për forca që mund të cënojnë unitetin e shtetit nisur nga këto përplasje.

Ai shprehet se nga pikëpamja ekonomike investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro.

Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 mld euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga BE, por investimet tona nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe pak ditë më parë disa biznesmenë biseduan me mua për perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”, thekson Erdogan.

Ai ndalet edhe tek rreziku i organizatave me mbështetjen e Fejtullah Gylen në Shqipëri. “Fejtullahistët janë kthyer në rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim. Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh”, shton Erdogan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.