☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,592 ▲0.97%
DOW 46,758 ▲0.9%
NASDAQ 21,904 ▲1.45%
NAFTA 99.17 ▼2.18%
ARI 4,798 ▲2.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,598 ▲ +2.2% ETH $2,129 ▲ +2.82% XRP $1.3537 ▲ +2.21% SOL $83.3200 ▲ +2.37%
S&P 500 6,592 ▲0.97 % DOW 46,758 ▲0.9 % NASDAQ 21,904 ▲1.45 % NAFTA 99.17 ▼2.18 % ARI 4,798 ▲2.54 % S&P 500 6,592 ▲0.97 % DOW 46,758 ▲0.9 % NASDAQ 21,904 ▲1.45 % NAFTA 99.17 ▼2.18 % ARI 4,798 ▲2.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Eshtë bërë keq për lekë, por euro ka me shumicë; zbret afër 130 lekëve

Euro ka shënuar sërish një rekord të ulët në tregun vendas, duke u këmbyer në kuotën e 130.86 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka vijuar të nënçmohet në vend, duke ruajtur tendencën me rënie prej fillimit të muajit mars, ku euro ka humbur rreth 1.3 pikë përkundrejt lekut vendas.

Ekspertët e kursit të këmbimit  arsye kryesore të rënies së euro në këto nivele këmbimi japin ofertën e madhe në valutë në tregun e brendshëm dhe qarkullimin e ulët të lekut.

Arsye tjetër që ka nxitur rënien e valutës në vend, është edhe afrimi i afatit të fundit për pagesën e sigurimeve. Sipas aktorëve të tregut, bizneset kanë filluar që të prekin depozitat e tyre në valutë për të paguar detyrimet si TVSH-ja dhe sigurimet duke qenë se qarkullim është i ulët.

Ndërkohë që oferta për valutë është e lartë, qarkullimi i lekut në ekonomi është i ulët.

Një tjetër arsye sipas ekspertëve është rritja e ndërtimeve në vend dhe e shitjeve, të cilat po ndikojnë në shtimin e ofertës për valutë. Ndërtuesit, ndonëse punojnë kryesisht në klering, kanë nevojë për likuiditete për pagimin e taksave dhe shpenzimeve të tjera dhe po nxitojnë që të këmbejnë valutë.

Në nënçmimin euros në tregun vendas, një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe politika e de-euroizimit e Bankës së Shqipërisë, teksa bankat po nxisin individët që të konvertojnë depozitat nga euro në lekë, çka është një tjetër faktor i shtuar që ka rritur ofertën në valutë. Megjithatë sipas Ilirian Ligaçaj, drejtor i thesarit në Union Bank,  një goditje e euros nuk ka ardhur nga aktiviteti i bankave të nivelit të dytë, edhe pse ka pasur një tendencë në rënie për shkak të kësaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.