Sporti

Euro 2016; sot startojnë 1/8, luhen 3 ndeshjet e para

Pas dy ditësh pushim rikthehen ndeshjet e Euro 2016 në fazën e 1/8 ku sot do të luajnë edhe tre ndeshjet e para.

Takimi i parë që do të luhet në orën 15:00 do të jetë ai mes Zvicrës dhe Polonisë, në stadiumin e Saint Ettienit. Pasi siguroi për herë të parë kalimin e grupit, skuadra helvete, e udhëhequr nga 5 shqiptare Xhaka, Shaqiri, Behrami, Xhemaili dhe Mehmedi, synon të shkruajë historinë, por përballë Polonisë së Leëandoëskit nuk do të jetë aspak e lehtë. Pavarësisht momentin të mirë që po kalon kombëtarha zvicërane, statistikat nuk e favorizojnë aspak, pasi në 10 përballjet me Poloninë ka fituar vetëm 1 dhe kjo ka ndodhur 40 vite më parë, në njëmiqësore.

“Euro 2016” futet në një fazë interesante në atë me eliminim direkt, ku skuadrat duhet të zgjidhin gjithcka brenda 90 apo 120 minutave për të vijuar më tej. Në orën 18:00 në “Parc De Prince”, do të luhet derbi britanik Uells – Irlandë e Veriut. Të dyja skuadrat ishin debutuese në Europian, por arritën të kalonin në fazën e 1/8-ave, madje ekipi që drejtohet nga Chris Coleman si i pari i Grupit, duke lënë pas Anglinë. Me emra të tillë në përbërje si Gareth Bale dhe Aaron Ramsey, uellsianët ndoshta janë më të avantazhuar, për të vijuar më tej.

Ndeshja e fundit e ditës Kroaci – Portugali do të luhet në orën 21:00 në Lens. Pasi i rrëmbeu vendin e parë Spanjës në ndeshjen e fundit në grup, përfaqësuesja ballkanase kërkon të nxjerrë jashtë lojë një tjetër skuadër iberike, që Bazohet tek ylli i saj Cristiano Ronaldo. 3 herë fituesi i Topit të Artë arriti të shkëlqente vetëm ndaj Hungarisë në ndeshjet në grupe, një shkëndijë kjo e mjaftueshme për të rritur entuziazmin në kampin luzitan.

Kroacia mbetet një ndër skuadrat që ka demonstruar futbollin më të bukur në këtë turne, por në një ndeshje të vetme llogaritë bëhen ndryshe. Në tre përplasjet e mëparshme ndërmjet tyre Portugalia gjithmonë ka dalë fituese, megjithëse kjo statistikë nuk mund të merret shumë për bazë, pasi dy të fundit kanë qenë miqësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button