Euro e qëndrueshme, dollari forcon pozitat në këmbim me lekun
Në tregun e këmbimit valutor vendas, në fillim të javës së fundit të muajit shtator, euro ruajti pozita të qëndrueshme, ndërsa dollari amerikan, forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet me 121.43 lekë ose 0.01 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa monedha e gjelbërt amerikane u këmbye me 110.53 lekë ose 0,63 lekë më shumë se në fund javë.
Aktorët e tregut shprehen se, fundi i sezonit veror ka rikthyer në vlera normale këmbimin valutor vendas, i cili kulmoi me nivelin më të ulët të këmbimit të euros në fillim të muajit korrik dhe vijoi deri në mesin e muajit shtator, për shkak të fluksit të madh të turizmit.
Sipas tyre efekti sezonalitetit forcoi pozitat e Lekut në tregun valutor, por siç shprehen ata, edhe përmirësimi në rritje i tregueseve ekonomik vendas gjatë këtij viti dhe ecuria në bursat ndërkombëtare, kanë dhënë efektin e vet në zhvlerësimin e valutave ndaj monedhës vendase.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 110.53 | +0.63 | |
Euro | EUR | 121.43 | -0.01 | |
Poundi Britanik | GBP | 137.54 | -0.10 | |
Franga Zvicerane | CHF | 111.59 | +0.68 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 102.85 | +1.05 | |
Dollari Australian | AUD | 74.84 | +0.21 | |
Dollari Kanadez | CAD | 83.12 | +0.29 | |
Korona Suedeze | SEK | 11.32 | -0.02 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 12.16 | -0.06 | |
Korona Daneze | DKK | 16.26 | 0.00 | |
SDR | SDR | 151.52 | +0.83 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 167872.96 | +2,595.46 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2028.23 | +61.00 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.51 | 0.00 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.52 | 0.00 | |
Lira Turke | TRY | 19.31 | +0.01 |