🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,092 ▲ +0.67% ETH $2,051 ▲ +0.15% XRP $1.3099 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +1.09%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Sporti

Euroliga : Baskonia shtang Realin e Madridit

Baskonia ishte surpriza e madhe e javës së 35-të teksa mundi në fushën e saj Realin e Madridit me rezultatin 98-96. Ishte fitorja e vendit të 18-të kundër vendit të 3-të në renditje, por jo vetëm kaq por i pengoi madrilenët të mernin kreun pasi kryesuesit Fenerbahce u mund nga Bajerni të mërkurën. Si rrjedhojë përfiton Olimpiakos, që fitoi ndaj Lionit dhe merr kreun në bashkëshoqërim me Fenerbahcen.

Ndeshja nisi me një Baskonia përrallore 8/9 në gjuajtet për 3 pikë me 89% saktësi në 10 minutat e para. Por Reali, falë mbrojtjes së mirë të Tavares dhe koshave të Kampacos dhe Hezonjës, arriti që në periodën e dytë, nga -12 ta kalonte në +8 duke kryer një rotacion të plotë. Baskonia nis të shfaqë vështirësi me lojtarët që vinin nga stoli dhe sidomos ndjeu mungesën e Hoëard të dëmtuar.

Pasi mbylli periodën e dytë pa asnjë trepikësh, Baskonia zgjohet në periodën e tretë dhe arrin të futet sërish në lojë me 5 pikë diferencë.

Perioda e katërt kthehet në një garë trepikëshash për të dy skuadrat dhe Real Madrid i beson 38 vjecarit Sergi Llull. Gjithçka mbërrin në fund me një ekuilibër falë një parciali 8-1 të Baskonias dhe rezultati shënonte 96-96.

Më parë Tavares ishte ndërruar për një faull të dyshimtë dhe në aksionin e fundit sërish shkaktohet nga Hezonja një faull i dyshimtë duke i lënë në kronometër vetëm 1,9 sekonda. Simons i shënon të dy gjuajtjet e lira dhe Baskonia mori avantazhin me vetëm 2 pikë. Në tentativën e fundit Real Madrid nuk shënjestron me Llull në  1,9 sekonda dhe fitorja i takon Baskonias.

Vlen për tu theksuar që Baskonia pati 3 lojtarë me mbi 20 pikë në shënim, Cabaroth me 26 pikë, Simons dhe Diakite me 21 pikë secili.

The post Euroliga në RTSH: Baskonia shtang Realin e Madridit appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.