🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,624 ▼ -0.29% ETH $2,053 ▼ -0.98% XRP $1.3178 ▲ +0.25% SOL $79.1900 ▲ +0.06%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Eurostat: Nga BE-ja hynë në Shqipëri 872 milionë euro si transferta

Eurostat ka publikuar sot të dhënat mbi transfertat personale në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar. Në 2017-n transferatat që kanë hyrë në Shqipëri nga individët llogariten sipas Eurostat 872 milionë euro. Ndërsa transfertat që kanë dalë nga Shqipëria llogariten rreth 72 milionë euro. Në këto transferta përfshihen edhe paratë që emigrantët dërgojnë në vendet e tyre të origjinës.

Ndër vendet e kandidate për t’u anëtarësuar vlerën më të madhe të transfertave të hyra e ka Serbia, ku gjatë 2017-s llogariten rreth 2.9 miliardë euro, ndërsa transfertat e dala llogariten sipas Eurostat rreth 201 milionë euro.

Pas Serbisë dhe Shqipërisë, për vlerën më të madhe të parave të hyra renditet Kosova, ku transfertat e hyra llogariten 759 milionë euro, ndërsa të dalat janë 35 milionë euro.

Në Turqi transfertat në  2017-n ishin 657 milionë euro (shiko tabelën). Vlerën më të ulët për sa i përket transfertave nga BE-ja e ka Maqedonia me 194 milionë euro të hyra dhe 18 milionë euro të dala.

Në total vendet jo anëtare të Bashkimit Europian përgjigjen për 13% të transfertave të dala nga BE-ja.

Eurostat ka përllogaritur se rezidentët e BE-së kanë dërguar në vendet jo anëtare të Bashkimit Europian gjatë 2017-s 32.7 miliardë euro, ndërsa transefertat e marra nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian llogariten rreth 10.7 miliardë euro.

Pjesa më e madhe e transfertave perosnale përbëhen nga paratë që dërgojnë emigrantët në vendet e tyre të origjinës.

Nga të dhënat e Eurostat, transfertat ishin më të larta në vende si Franca me 10.6 miliardë euro, Spanja me 7.3 miliardë euro, Mbretëria e Bashkuar me 6.8 miliardë euro dhe Italia me 6.1 miliardë euro.

Në kontrast në vende të tjera të Europës transfertat e hyra janë më të larta se paratë që kanë dalë jashtë vendit. Transfertat e hyra më të larta brenda BE-së ishin në Portugali me 3.6 miliardë euro, në Poloni me 3.1 miliardë euro, Rumani me 2.8 miliardë euro dhe Mbretëri e Bashkuar me 2.3 miliardë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.