Bota

Fatura e paguar nga Meloni hap debat në Itali

Fatura e paguar nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e 4 turistëve italianë që u larguan pa e paguar nga një restorant në Shqipëri është bërë temë debati politik në Itali.

Zërave opozitarë se Meloni urdhëroi Ambasadën Italiane në Shqipëri (që mbahet nga taksapaguesit italianë) të paguajë faturën prej 80 eurosh restorantit, Giorgia Meloni i është përgjigjur me një status në rrjetet sociale.

Kur isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e katër italianëve që ishin larguar nga një restorant pa paguar faturën. Restoranti, pasi video e ikjes së tyre u bë virale, kishte thënë se gjithsesi ishin të lumtur sepse bashkë atdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe kishin mbetur të kënaqur. Më erdhi turp sepse Italia që duam të përfaqësojmë nuk është një komb që bën të flitet për të për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve dhe që mendon se është argëtuese t’ia hedhësh tjetrit.”

Sa i përket polemikës që hapi gjesti i saj për të paguar faturën ajo shton:

Ndaj vendosa që ti kërkoja ambasadës tonë në Shqipëri që të shkonte të shlyente faturën e paguar nga unë personalisht. Kjo nuk është asgjë, madje nuk i kam dhënë as zë këtij fakti. E megjithatë edhe kjo në Itali krijoi probleme nga ana e një opozite që shihet që preferon tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja të paktën që për një ndodhi kaq banale mund të ishim të gjithë dakord”, përfundon mesazhin e saj Meloni.

Debati politik që shkaktoi fatura e paguar nga Giorgia Meloni

Debati që ngriti në jetën politike të Italisë ngjarja e krijuar nga fatura e papaguar  nga disa turistë italianë në një restorant në Berat dhe “mbulimi” i saj nga Ambasada e Italisë në Shqipëri me urdhër të Giorgia Melonit, ka ditë që zien në vendin fqinj.

 Populizmi i thyen të gjithë kufijtë e talljes. Tashmë rezulton se nëse je turist në Shqipëri dhe lë pa paguar një faturë restoranti, ndërhyn ambasada italiane në Tiranë, me sa duket me rekomandim të kryeministrit. Një sugjerim për Melonin: pse turizmi promovohet në këtë mënyrë në Shqipëri dhe i njëjti kriter nuk zbatohet në Itali? E themi thjesht: nëse shkon në një lokal plazhi italian dhe e lë pa paguar faturën 200 euro për çadrën dhe shezlongun, le të ndërhyjë qeveria! Ky do të ishte kufiri i ri i nacionalizmit turistik!”, tha Daniela Rufino, anëtare e partisë opozitare “Azione”, duke kritikuar Melonin.

Nëse shkoni në disko dhe deheni, mos u shqetësoni: merrni një taksi… Salvini paguan. Jeni me pushime dhe dëshironi të arratiseni nga një restorant pa paguar? Nuk ka problem… Meloni paguan! Edi Rama iu ankua Melonit për faturën e papaguar në Shqipëri dhe ajo kërkon që ambasada e Tiranës të paguajë… me paratë e taksapaguesve”, tha Riccardo Maggi, sekretar i EuropaPlus gjithashtu kundërshtar i qeverisë Meloni.

Pas këtyre akuzave, ka ardhur edhe reagimi nga ambasada italiane në Shqipëri, duke dhënë sqarime se kush e ka paguar faturën në fund!

Meloni i dërgoi paratë, ne sapo kemi paguar. Pas rekomandimit të kryeministres, Georgia Meloni, ne vazhduam me pagesën e faturës së lënë të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe shpresojmë që incidente të tilla të mos ndodhin më. Për sa i përket bilancit të faturës së restorantit në Berat që nuk është paguar nga turistët italianë, duhet theksuar se pagesa është likuiduar me fondet personale të Melonit nëpërmjet Ambasadës, e cila është kufizuar në kryerjen fizike të pagesës”, tha ambasada në një postim në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button