☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,155 ▼ -4.25% ETH $1,989 ▼ -4.03% XRP $1.3300 ▼ -2.53% SOL $82.9700 ▼ -4.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FED invest: Ambasadori Hollandez Vos, vlerëson kompaninë  eksportuese “Agro-LULAJ”

“Në Shkodër kishim kënaqësinë të mirëprisnim Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij, Zotin Reinout Vos, në  Kompaninë “Agro-LULAJ”, anëtar në FED invest”, thuhet ne njoftimin per shtyp te Fed invest.

Ardjan Lulaj, pronar i Kompanisë, i prezantoi ambasadorit Vos historikun, investimet dhe marrëveshjet që ka me eksportues të ndryshëm në Ballkan dhe Evropë.

Duke parë ecurinë e prodhimit dhe tregtimit, kërkesës së lartë në treg, por edhe kostos së ulët për kultivimin e bimëve medicinale, z. Ardjan rriti aktivitetin duke marrë me qira toka të braktisura. Sot, ai ka ngritur një magazinë moderne për ruajtjen dhe ambalazhimin e bimëve medicinale, sipas kërkesave bashkëkohore dhe prodhimi i tij në eksport shkon i certifikuar sipas Easy-CERT EEC834/20O7, me logon Agro-LULAJ. Kjo magazinë u ngrit falë mbështetjes me kredi nga FED invest.

Shpk Agro Lulaj operon në tregun e bimeve medicinale prej më shumë se 10-vitesh. Ka mbjellë bimë medicinale të ndryshme si Tmius, Lavande, sherebelë, në zonën e Malësisë së Madhe. Ka të punësuar rreth 40-persona në biznesin e tij, i cili ka fillesat si një biznes familjar dhe ende z. Ardjan e manaxhon kompaninë bashkë me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.

“Fara jonë autoktone jep prodhim bio, me aromë kumbuese dhe me vlera kurative të jashtëzakonshme”, shprehet ai.

Ambasadori i Holandës, zoti Reinout Vos, shprehu vlerësimet e tij për punën e bërë nga z. Lulaj dhe mbështetjen e FED invest-it në ndihmë të fermerëve dhe sipërmarrësve shqiptarë duke i ofruar shërbime të ndryshme financiare dhe jo financiare me anë të Qendrës ABA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.