☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲11.93%
ARI 4,703 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,825 ▼ -2.28% ETH $2,059 ▼ -4.52% XRP $1.3152 ▼ -2.84% SOL $78.8300 ▼ -4.16%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Festimi me shqiponjë, FIFA mund të dënojë Xhakën dhe Shaqirin

Festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit duke bërë shqiponjën pas golave që i shënuan Serbisë ka shkaktuar reagime të shumta në qarqet mediatike dhe jo vetëm. Festimi i dy futbollistëve me origjinë shqiptare është kthyer edhe në një çështje politike.

Federata serbe është ankuar në FIFA për gjyqtarin gjerman që nuk u dha penallti dhe për festimin e Xhakës dhe Shaqirit. Në fakt futbollistët rrezikojnë edhe gjoba ose edhe pezullime nga FIFA pasi në arenën ndërkombëtare FIFA nuk lejon asnjë lloj mesazhi, referimi ose festimi me sfond politik dhe për serbët festimi duke bërë shqiponjën simbolizon “Shqipërinë e Madhe”.

Vetë Xherdan Shaqiri i pyetur për mënyrën e festimit ka thënë: “Preferoj të mos flas, thjesht mund të them se isha i emocionuar pasi shënova gol”. Kapiteni Stefan Lichsteiner mbron dy shokët e skuadrës duke thënë:

“Xhaka dhe Shaqiri kanë bërë një ndeshje të mirë pasi serbët po na provokonin prej ditësh. Ka qenë një luftë e tmerrshme për familjarët e disa prej futbollistëve tanë. Ka pasur presione dhe provokimi kështu që për mua çdo gjë është Ok”, tha kapiteni Stefan Lichsteiner

Ndërkaq trajneri Vladimir Petkoviç kërkon që politika të mos ngatërrohet me sport ndërsa tekniku i Serbisë, Mlladen Krstajc, në lidhje me festimin e Xhakës dhe Shaqirit ka thënë:

“Nuk kam ndonjë koment për të bërë pasi unë jam një njeri i sportit dhe nuk u kushtoj vëmendje këtyre gjërave”, u shpreh trajneri i Serbisë, Mlladen Krstajc.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.