⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.12 ▲0.03%
ARI 4,054 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,500 ▲ +1.92% ETH $2,323 ▲ +2.48% XRP $1.2832 ▲ +2.16% SOL $93.1500 ▲ +0.89%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Fetai: Qeveria e RMV-së më ka emëruar të Dërguar Special për Bashkimin Evropian në Bruksel

Ish-zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka konfirmuar sot se qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka emëruar të Dërguar Special për Bashkimin Evropian në Bruksel, informon Telegrafi Maqedoni.

Ai përmes njoftimin thotë se detyra e re ka përgjegjësi të madhe, pasi vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, ndaj me punë dhe përkushtim do të mundësohet që vendi të ketë të ardhme evropiane.

Njoftimi i plotë:

Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Në seancën e mbajtur dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më emëroi të Dërguar Special për Bashkimin Evropian, me seli në Bruksel.Ky është një nder i madh, por pa dyshim një përgjegjësi edhe më e madhe. Detyra që më është besuar është të angazhohem për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, duke forcuar mbështetjen politike në institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, kontribuar në tejkalimin e sfidave politike e diplomatike, si dhe duke e bërë zërin e Maqedonisë së Veriut më të fuqishëm dhe më të pranishëm në Bruksel e në kryeqytetet evropiane.Pas një karriere të gjatë në Bruksel dhe me përvojën e fituar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kam dëshmuar përkushtimin tim ndaj perspektivës evropiane të vendit, e marr këtë detyrë me bindjen e plotë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE.Falënderoj Kryeministrin dhe Qeverinë për besimin. Rruga drejt Brukselit vazhdon. Me vendosmëri, me partneritet dhe me besim të plotë në të ardhmen tonë evropiane.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi dorëheqjen e Fetait në muajin qershor, teksa prej atëherë përflitej se i njejti mund të angazhohet në Bruksel. /Telegrafi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.