⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.34% ETH $2,245 ▲ +0.8% XRP $1.1673 ▼ -1.24% SOL $89.9900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kontrolle dhe investime, humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.9%, reduktohet 1.1%

Rrjeti i energjisë elektrike po bëhet gjithnjë e me eficent. Të dhënat e muajve të fundit tregojnë se tashmë humbet vetëm 15.9% e energjisë, niveli më i ulët i matur ndër vite.

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë vijuar trendin rënës edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, niveli i humbjeve zbriti në 15.91%, nga 17% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një përmirësim prej 1.1%.

Të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për nivelin më të ulët të humbjeve të raportuar ndër vite për periudhën janar-qershor. Në vitin 2024 humbjet rezultonin 17.97%, ndërsa një vit më vonë ato zbritën në 17%, për të arritur në 15.91% në gjysmën e parë të këtij viti.

Reduktimi i humbjeve lidhet zakonisht me investimet në rrjetin e shpërndarjes, modernizimin e infrastrukturës, si dhe me masat për evidentimin e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrjeve të paautorizuara në sistem. Sipas OSSH, rezultati i arritur vjen nga puna e vazhdueshme në rrjet, kontrollet në terren dhe masat e ndërmarra për uljen e humbjeve.

Treguesi i humbjeve mbetet një nga parametrat kryesorë të performancës së operatorit të shpërndarjes, pasi ndikon drejtpërdrejt në kostot e sistemit dhe në eficiencën e furnizimit me energji elektrike.

Humbjet teknike lidhen kryesisht me karakteristikat fizike të rrjetit dhe transmetimit të energjisë, ndërsa humbjet joteknike përfshijnë vjedhjet e energjisë dhe problematikat që lidhen me matjen dhe faturimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.