⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.34% ETH $2,245 ▲ +0.8% XRP $1.1673 ▼ -1.24% SOL $89.9900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën ku ndodheshin.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në banesë është gjetur një bombol gazi dhe dyshohet se shpërthimi i saj mund të ketë shkaktuar zjarrin. Shkaqet e sakta të ngjarjes mbeten ende nën hetim. Banesa ndodhet në një terren të thellë malor, ku për të mbërritur nevojiten rreth 20-30 minuta ecje, çka e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe forcave të policisë.

Sipas tij, familja kishte shkuar gjatë ditës në shtëpinë e vjetër, e cila nuk ishte e banuar, për ta pastruar dhe për të qëndruar aty, por u përball me tragjedinë. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, banesa ishte shkrumbuar plotësisht dhe tre viktimat u gjetën pa shenja jete. Nga të dhënat paraprake, njëri prej fëmijëve është gjetur pranë nënës, ndërsa fëmija tjetër disa metra më larg. Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.