Rajoni

Fillon procesi gjyqësor kundër ”Agimit të artë”

Filloi sot procesi gjyqësor që pritet të nxjerrë përgjegjësinë për aktet e dhunës që u dedikohen udhëheqjes, kuadrove dhe pjesëtarëve të partisë greke të ekstremit të djathtë ”Agimi i artë”.

Gjykatësit ftohen të konkludojnë në një vendim me rëndësi historike dhe të gjykojnë nëse ”Agimi i artë” është një morfemë e tipit nazist e kamufluar si parti politike, siç bëhet me dije në materialin e akuzës.

Në të njëjtën kohë, gjykatësit duhet të japin drejtësi për viktimat e sulmeve që kanë kryer të pandehurit, pasi do të gjykojnë tre çështje konkrete që sipas organit të akuzës përbëjnë akte të një organizate kriminale, absolutisht të strukturuar dhe të koordinuar.

Trupi gjykues do të vendosë nëse ato akte u kryen “në zbatim të parimeve të statutit” dhe synimeve të organizatës kriminale, siç nënvizohet në raportin e prokurorit të Gjykatës së Lartë greke apo nëse përbëjnë incidente të veçuara, të pavarura nga direktivat partiake.

Gjyqi, pritet të zgjasë rreth një vit, ndërsa mbetet ende në pikëpyetje nëse salla e përmasave të vogla në sallën e burgut të grave në Koridhalos do të mund t’u përgjigjet kërkesave në rritje të një procedure të tillë siç është ky proces gjyqësor.

Në sallën e gjyqit mungonin sot të dyshuarit kryesorë të këtij procesi./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button