🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 101.50 ▼2.54%
ARI 4,498 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,490 ▲ +0.65% ETH $2,130 ▲ +0.59% XRP $1.3705 ▼ -0.29% SOL $84.9700 ▲ +0.32%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 101.50 ▼2.54 % ARI 4,498 ▼0.29 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 101.50 ▼2.54 % ARI 4,498 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Sporti

Finalja e Europa League: Aston Villa e Emery për historinë, Frajburgu për ëndrrën

Anglezët kërkojnë triumfin e parë ndërkombëtar pas 30 vitesh, gjermanët luajnë pa presion për atë që do të ishte hera e parë.

Qielli i Stambollit, mbi “Beşiktaş Park”, do të ketë ngjyra europiane mbrëmjen e sotme. Finalja e Europa League mes Aston Villa-s dhe Fajburgut do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH. Përballen dy botë të ndryshme: Aston Villa favorite nga njëra anë, që kërkon shenjtërimin ndërkombëtar, ndërsa në anën tjetër Frajburgu, përralla romantike e një skuadre që nuk ka fituar kurrë dhe është 90 minuta larg Parajsës.

Faktori kryesor i sfidës është ulur në stolin e “Villans”. Spanjolli Unai Emery është quajtur “mbreti i Europa League”, duke qenë se në palmaresin e tij ka 4 trofe në këtë kompeticion, 3 me Seviljen dhe 1 me Vilarrealin në 5 finale të luajtura. Nuk ka fituar vetëm finalen e 2019-ës, kur drejtonte Arsenalin në derbin me Chelsea.

Numrat e Emery në kupat europiane janë të frikshëm: 123 fitore në 209 ndeshje, 43 barazime dhe 43 humbje. Të dhëna premtuese për Aston Villa-n, që kërkon trofeun e parë pas 30 vitesh agjerim (Kupa e Ligës angleze, e fituar në sezonin 1995-1996).

Në anën tjetër debutuesi Julian Schuster, i cili drejton Frajburgun, që në palmaresin e vet ka vetëm trofe të fituar në divizionin e dytë. Për gjermanët është finalja e parë europiane në histori.

Djemtë e Emery dominuan fazën kampionat, duke e mbyllur në vend të 2-të, me 7 fitore dhe 1 humbje. Nga Play-off-i e më pas regjistruan 5 fitore dhe 1 humbje. Në gjysmëfinale përmbysën Nottingham Forest nga 0-1 në ndeshjen e parë në 4-0 në kthim.

Gjermanët në fazën kampionat zunë vendin e 7-të, duke qenë mbrojtja më e mirë me vetëm 4 gola të pësuar. Në fazën me eliminim direkt Frajburgu u bë më argëtues: pësoi 6 gola, por shënoi 3 gola ose më shumë ndaj secilit kundërshtar, Genk, Celta Vigo dhe Braga.

Formacionet e mundshme

Frajburgu: Atubolu; Kübler, Ginter, Lienhart, Treu; Eggestein, Manzambi; Beste, Höler, Grifo; Matanović

Trajneri Julian Schuster nuk ka të gatshëm vetëm Yuito Suzuki, që ka pësuar një frakturë. “Luajmë tri ndeshje në javë dhe duhet të falënderojmë përgatitësit tanë atletikë, mjekët dhe fizioterapistët”, – ka thënë trajneri gjerman.

Aston Villa: Martínez; Cash, Konsa, Pau Torres, Digne; Lindelöf, Tielemans; McGinn, Rogers, Buendía; Watkins

Pikëpyetja e madhe e anglezëve është gjendja fizike e Amadou Onana, i dëmtuar në pulpë në gjysmëfinalen e parë. Vendin e tij pritet ta marrë Victor Lindelöf.

Sfida e Stambollit është ndeshja e parë zyrtare mes Aston Villa-s dhe Frajburgut në historinë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.