☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,562 ▲0.52%
DOW 46,535 ▲0.42%
NASDAQ 21,760 ▲0.78%
NAFTA 99.57 ▼1.79%
ARI 4,770 ▲1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,060 ▲ +1.34% ETH $2,112 ▲ +2.09% XRP $1.3470 ▲ +1.79% SOL $82.5400 ▲ +1.23%
S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 % S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Financa: Nafta e anijeve të peshkimit përjashtohet nga taksat

anijeMinistria e Financave, njofton se në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave, të sasive, të kushteve dhe kritereve të përjashtimit të anijeve të peshkimit nga taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit”, ka hartuar dhe firmosur, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, një udhëzim që përcakton procedurat e përjashtimit nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza karburantin (gazoil) për furnizimin e anijeve shqiptare të peshkimit.

Sipas udhëzimit në fjalë, furnizohen me karburant (gazoil) për peshkim, pa paguar (me përjashtim) taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe akcizën, por duke paguar TVSH, subjektet e peshkimit (personat juridikë dhe fizikë) me destinacion përdorimi në anijet e peshkimit, të cilët kanë marrë statusin e pritësit të regjistruar dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 20 të vendimit nr. 612, datë 5.9.2012 të Këshillit të Ministrave “Për dispozitat zbatuese të ligjit 61/2012 ”Për akcizat”, të ndryshuar”.

Udhëzimi i dy ministrive saktëson se karburanti (gazoili) për peshkim duhet të jetë i ngjyrosur dhe se përqendrimi i ngjyrosjes gjatë gjithë kohës së tregtimit /përdorimit të karburantit (gazoil) të ngjyrosur duhet të jetë i njëjtë me përqendrimin në çastin e ngjyrosjes.
Në udhëzim thuhet, gjithashtu, se “Subjektet e peshkimit mund të furnizohen brenda vendit me karburant (gazoil) me destinacion përdorimi në anijet e peshkimit, vetëm pranë operatorëve ekonomikë (shoqëritë furnizuese), të cilat administrojnë magazina të lira, magazina doganore ose magazina fiskale dhe që janë të autorizuara nga autoritetet doganore për të kryer ngjyrosje”.

Subjektet e peshkimit mund të furnizohen edhe jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, me kusht që karburanti (gazoili) të jetë i ngjyrosur, sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi.
Udhëzimi i mësipërm përcakton edhe të gjitha procedurat dhe kriteret e tjera që duhet të plotësojnë subjektet e përcaktuara ligjërisht për përfitimin e këtij përjashtimi.

Me këtë udhëzim respektohen të gjitha detyrimet që përcakton ligji përkatës dhe vendimi i qeverisë në zbatim të tij si dhe u krijohen lehtësi subjekteve të përfshira.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.