Flamurtari e Tirana, derbi i mbijetesës mbyllet në “paqe”
Flamurtai e Tirana nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në stadiumin “Flamurtari”, në një derbi të mbijetesës, mes dy skuadrave në fundin e tabelës, ishin bardheblutë që kaluan menjëherë në avantazh. Tabekou shfrytëzoi maksimalisht një pasim të Mehmetit për të mposhtur portierin e skuadrës vlonjate, Aleksovski.
Në vazhdim, Tirana u tërhoq por mund të kishte shënuar dhe golin e dytë në kundërsulm, Haxhiu humbi një mundësi të mirë.
Vlonjatët arritën të gjejnë golin e barazimit në fund me një 11-metërsh të fituar dhe të kthyer në gol nga Maksuti, 1-1 që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.
Një barazim që nuk shërben dhe aq shumë, sidomos për Flamurtarin që mbetet i mbërthyer në kuotën e 25 pikëve, në vendin e fundit. Tirana, për momentin, ndodhet në vendin e 8-të me 28 pikë.
The post Flamurtari e Tirana, derbi i mbijetesës mbyllet në “paqe” appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.