🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,103 ▲ +0.65% ETH $2,051 ▲ +0.16% XRP $1.3093 ▼ -0.7% SOL $80.1400 ▲ +0.96%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

FMN: Ekonomia e Kosovës tregoi qëndrueshmëri përballë tronditjeve të pandemisë dhe rritjes së çmimeve

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, ka treguar përshtypjet e tij pas vizitës dyditore që zhvilloi në Kosovë. Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës ka treguar elasticitet të konsiderueshëm përballë goditjeve që vijnë nga pandemia dhe rritjeve të fundit të çmimeve të mallrave.

Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Bo Li ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë.

Ai përmes një komunikate ka falënderuar autoritetet e Kosovës për mikpritjen e ngrohtë.

“Pata mundësinë që të mësoj më shumë për kushtet ekonomike dhe financiare të Kosovës, si dhe të riafirmoj përkushtimin e FMN-së ndaj Kosovës dhe për ta thelluar miqësinë tonë”, ka thënë Li.

Ai shton se  largohet nga Kosova i inkurajuar nga takimet e hapura dhe konstruktive që kisha jo vetëm me qeverinë dhe autoritetet, por edhe me sektorin privat shumë dinamik dhe shoqërinë civile në vend.

“Ekonomia e Kosovës ka treguar qëndrueshmëri të theksuar përballë tronditjeve si pasojë e pandemisë dhe rritjes së çmimeve të mallrave kohëve të fundit. Autoritetet u janë përgjigjur me shpejtësi këtyre tronditjeve, duke përfshirë një program shumë të suksesshëm vaksinimi që bëri të mundur vazhdimin e udhëtimeve të theksuara të diasporës qysh vitin e kaluar. Megjithatë, përderisa dinamika e rimëkëmbjes nga viti i kaluar është ende e fortë, tronditja e çmimeve të energjisë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kushtet më të shtrënguara financiare globale do të ndikojnë pashmangshëm kërkesën dhe aktivitetin ekonomik më 2022.”

Në fokus të takimeve ka qenë edhe rritja e çmimeve dhe kriza energjetike që ka kapluar Kosovën dhe botën.

“Në takimet me autoritetet dhe me përfaqësuesit e sektorit privat, diskutuam për sfidat afatshkurtra të Kosovës, përfshirë çmimet më të larta të ushqimit dhe energjisë, kushtet më të shtrënguara financiare globale dhe perspektivën më të zbehur të rritjes për Evropën dhe botën. Gjithashtu, diskutuam për sfidat afatgjata, si forcimi i mjedisit të punësimit dhe biznesit, si dhe rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të buxhetit”.

Li ka thënë se forcimi i arsimit e shëndetësisë janë thelbësore për avancimin e potencialit për rritje ekonomike të Kosovës

“Në takimet e mia theksova se mbajtja e politikave të shëndosha makroekonomike dhe stabilitetit financiar, forcimi i infrastrukturës arsimore, shëndetësore dhe ekonomike, me fokus më të madh në energji, si dhe avancimi i zbatimit të reformave strukturore janë elemente thelbësore për avancimin e potencialit për rritje ekonomike të Kosovës, tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe uljen e hendekut të të ardhurave me pjesën tjetër të Evropës. Mirëpres vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve tona me Kosovën dhe largohem me një sërë kujtimesh të bukura për vendin dhe popullin mikpritës të tij”, ka përfunduar deklaratën e tij zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Bo Li.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.