⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▲ +0.12% ETH $2,237 ▲ +0.54% XRP $1.1583 ▼ -2.49% SOL $89.5400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kina: Dialogu dhe diplomacia mbeten e vetmja rrugëdalje nga tensionet midis SHBA-së dhe Iranit

PEKIN, 29 gusht /ATSH – AA/ – Kina përsëriti se dialogu dhe negociatat diplomatike “janë e vetmja rrugëdalje e qëndrueshme” nga tensionet midis Washingtonit dhe Teheranit mes sanksioneve të reja ekonomike të SHBA-së kundër Iranit.

Lidhur me Iranin, “dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugëdalje e qëndrueshme”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian.

“Kina kundërshton sanksionet e paligjshme dhe të njëanshme (dhe) qëndrimi ynë është konsistent dhe i qartë”, theksoi ai.

Vërejtjet e Lin pasuan komentet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili la të kuptohej se do të sanksiononte bankat kineze për shkak të lidhjeve të tyre me Iranin.

Kur u pyet në Zyrën Ovale të enjten nëse Washingtoni planifikon të sanksionojë bankat kineze të lidhura me Iranin, Trump sugjeroi që masat të mbeten të mundshme, duke u përgjigjur: “Kush tha që nuk po e bëj?… Nuk e dini nëse po e bëj. Epo, nuk kam pse të njoftoj gjithçka, apo jo?”.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se negociatat e drejtpërdrejta me Teheranin mbeten të bllokuara, duke deklaruar se Washingtoni po rrit presionin ekonomik nën iniciativën e tij “Operacioni i Përjashtuari Ekonomik” (Operation Economic Outcast), ndërsa Trump vazhdon të mbajë “të gjitha opsionet në tryezë”.

Fushata e Washingtonit për të izoluar Teheranin nga sistemi financiar global vjen pas luftës SHBA-Iran, e cila filloi më 28 shkurt dhe vrau qindra njerëz në Iran, përfshirë 18 ushtarakë amerikanë.

Tensionet përkojnë gjithashtu me vizitën e planifikuar reciproke të Presidentit Kinez Xi Jinping në SHBA pas udhëtimit të Trumpit në Pekin në maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.