Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,777 ▼ -2.26% ETH $2,439 ▼ -3.14% XRP $1.3904 ▼ -2.92% SOL $104.7700 ▼ -1.38%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA – Ushtria amerikane shkatërron një anije të përdorur nga kartelet e drogës në Paqësorin Lindor

UASHINGTON, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane tha se kishte shkatërruar një anije të përdorur nga kontrabandistët e drogës si stacion furnizimi me karburant në Paqësorin Lindor, pasi trupat amerikane larguan disa persona nga anija pa përdorur forcë.

Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në rajon, tha se anija ishte në ujëra ndërkombëtare dhe ishte përdorur nga “Los Choneros”, një nga bandat kriminale më të fuqishme të Ekuadorit.
“Personat e nxjerrë nga anija iu dorëzuan autoriteteve ekuadoriane”, tha ajo në X.

“Operacioni ishte koordinuar paraprakisht me qeverinë ekuadoriane”, tha SOUTHCOM.
Një video e publikuar nga komanda tregoi anijen duke shpërthyer.

“Ky ndalim ndërpret një nyje kritike në zinxhirin logjistik të trafikantëve,” tha SOUTHCOM.

Ushtria amerikane ka sulmuar vazhdimisht anije në Karaibe dhe në Paqësorin Lindor që nga vjeshta e kaluar me urdhër të presidentit Donald Trump, duke thënë se ato po përdoreshin për të kontrabanduar drogë në Shtetet e Bashkuara./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.