🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,679 ▼ -1.97% ETH $2,434 ▼ -2.69% XRP $1.3860 ▼ -2.31% SOL $103.7400 ▼ -1.4%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Bota

VENEZUELË – Rodriguez konfirmon marrëveshjen historike të naftës me SHBA

KARAKAS, 29 gusht /ATSH-AFP-DPA/ – Venezuela konfirmoi se kishte nënshkruar një marrëveshje historike të naftës me Shtetet e Bashkuara.

Ajo i shprehu falënderimet e saj më të ngrohta presidentit Trump, gati nëntë muaj pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro nga ushtria amerikane.

“Venezuela njofton një marrëveshje historike me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rilindjen e kombit tonë”, sipas deklaratës së publikuar në mediat sociale nga presidentja e përkohshme venezueliane, Delcy Rodriguez.

Ajo deklaroi se marrëveshja parashikon “zhvillimin e 17 fushave strategjike, me një potencial të provuar prej 65 miliardë fuçi nafte, një investim prej mbi 100 miliardë dollarësh dhe mbi 209 miliardë dollarë të ardhura nga taksat për shtetin”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Venezuelën për të marrë kontrollin e më shumë se 65 miliardë fuçive të rezervave të provuara të naftës së vendit.

“Ky transaksion historik i dyfishon shumë rezervat amerikane të naftës, rrit shumë furnizimin tonë me naftë dhe do të ulë ndjeshëm çmimet e gazit për të gjithë amerikanët, shumë kohë në të ardhmen”, tha Trump në platformën e tij Truth Social, duke e përshkruar atë si marrëveshja më e madhe e naftës në historinë botërore./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.