⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Marrëveshje miliardëshe Greqi-Izrael për mbrojtjen kundërajrore

ATHINË, 31 gusht /ATSH-ANA/ – Greqia dhe Izraeli nënshkruan sot një marrëveshje ndërqeveritare për zhvillimin e një mburoje kundërajrore, antibalistike dhe kundër dronëve, e njohur si “Mburoja e Akilit”, që përmban një sistem gjithëpërfshirës dhe të integruar komande dhe kontrolli.

Marrëveshja, me vlerë 3,035 miliardë euro, u nënshkrua në Tel Aviv midis Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë dhe palës izraelite.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria greke e Mbrojtjes, pala greke e marrëveshjes, e cila parashikon nisjen e menjëhershme të zbatimit të programit, u nënshkrua nga gjenerallejtënanti Ioannis Bouras, drejtor i përgjithshëm për Investimet në Mbrojtje dhe Armatimet.

Nga pala izraelite, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, Amir Baram.

Zbatimi i tij parashikon pjesëmarrje të gjerë nga ekosistemi i mbrojtjes dhe teknologjisë së Greqisë, me 19 kompani greke të përfshira tashmë në procedurat përkatëse.

Pjesa e tyre tejkalon 25%, duke arritur konkretisht në 750 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, programi parashikon krijimin e një baze prodhimi në Greqi me potencial eksporti.

“Greqia është vendi i parë i Bashkimit Evropian që miraton një sistem të ngjashëm. Ndryshimi i shpejtë i gjithçkaje është një kusht thelbësor për mbijetesën kombëtare përballë revizionizmit dhe kërcënimit gjithnjë në zgjerim”, tha ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.