⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Mira Murati në kopertinën e “TIME”, shqiptarja mes figurave më me ndikim në inteligjencën artificiale

Mira Murati, inxhinierja dhe sipërmarrësja shqiptaro-amerikane, është përfshirë nga revista prestigjioze “TIME” në listën “TIME100 AI 2026”, duke u renditur mes 100 figurave që po ndikojnë në zhvillimin dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale.

Murati është gjithashtu një prej figurave të përzgjedhura për kopertinën globale të “TIME”, ku shfaqet krah emrave ndër më të fuqishëm të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, mes tyre Sam Altman, Elon Musk, Jeff Bezos, Larry Ellison dhe Ilya Sutskever.

Vlerësimi vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës së Muratit. Pas viteve të saj në OpenAI, ku mbajti edhe pozicionin e shefes së teknologjisë, ajo themeloi “Thinking Machines Lab”, një kompani e fokusuar në zhvillimin e sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale.

“TIME” e veçon Muratin për qasjen e saj ndaj së ardhmes së AI, veçanërisht idenë që njerëzit duhet të kenë më shumë kontroll dhe mundësi zgjedhjeje mbi mënyrën se si përdorin inteligjencën artificiale.

Përfshirja në “TIME100 AI 2026” e vendos Muratin në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të vlerësimit të figurave që po formësojnë këtë teknologji.

Nga një vajzë e lindur në Vlorë, në Shqipëri, në një prej emrave më të njohur të industrisë globale të teknologjisë, Mira Murati vijon të jetë një nga figurat shqiptare me profilin më të lartë në skenën ndërkombëtare të inteligjencës artificial

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.