⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, Reddit dhe Roblox

BRUKSEL, 31 gusht /ATSH-DPA/ – ChatGPT, Reddit dhe Roblox do të përballen me rregulla më të rrepta të BE-së pasi kanë kaluar një prag kyç përdoruesish sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) të bllokut, tha sot Komisioni Evropian.

Të tre kompanitë me seli në SHBA kanë raportuar secila të paktën 45 milionë përdorues mesatarë mujorë në Bashkimin Evropian.

Këto përfshijnë detyrime për të vlerësuar dhe zbutur rreziqet sistemike të lidhura me përmbajtjen e paligjshme, mbrojtjen e të miturve, mirëqenien fizike dhe mendore të përdoruesve, zgjedhjet dhe sigurinë publike.

DSA, e cila është zbatuar në të gjithë BE-në që nga shkurti i vitit 2024, vendos rregulla të gjera në platformat online dhe motorët e kërkimit.

Brukseli ka nisur procedura të shumta sipas legjislacionit që përfshin kompani si TikTok, Facebook, Instagram dhe X.

ChatGPT, Reddit dhe Roblox tashmë bien nën kërkesat e përgjithshme të DSA-së, por tani do të kenë katër muaj kohë për t’u përputhur me detyrimet shtesë që zbatohen për shërbimet më të mëdha.

Komisioni i caktoi platformën e diskutimit online Reddit dhe platformën e lojërave Roblox si Platforma Shumë të Mëdha Online (VLOP), ndërsa ChatGPT u klasifikua si një Motor Kërkimi Shumë i Madh Online (VLOSE).

ChatGPT, i operuar nga OpenAI, i nënshtrohet gjithashtu Aktit të veçantë të BE-së për IA-në./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.