☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 93.87 ▲2.61%
ARI 4,450 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,420 ▼ -1.23% ETH $2,474 ▼ -0.67% XRP $1.3932 ▼ -0.37% SOL $102.8400 ▼ -1.92%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.87 ▲2.61 % ARI 4,450 ▼0.6 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.87 ▲2.61 % ARI 4,450 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – MV shënon 35-vjetorin e pavarësisë

SHKUP, 8 shtator /ATSH -AA/ – Maqedonia e Veriut, një nga vendet e Ballkanit, sot shënon 35-vjetorin e pavarësisë.

E njohur më parë si Maqedoni, ajo shpalli pavarësinë pas trazirave politike dhe konflikteve që ndodhën në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 1990.

Në Maqedoninë e Veriut, më 8 shtator të vitit 1991, u mbajt referendumi për pavarësi, në të cilin 95,3 për qind e pjesëmarrësve votuan për pavarësinë e vendit. Më pas, shumë vende, përfshirë Turqinë, njohën pavarësinë e vendit, i cili në atë kohë quhej Maqedoni.

Kiro Gligorov u bë presidenti i parë i vendit, ndërsa më 26 prill 1992 u hodh në qarkullim monedha kombëtare. Në gusht të po atij viti u themelua edhe ushtria.

Në votimin e mbajtur më 8 prill 1993 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Maqedonia u pranua njëzëri si anëtare e OKB-së. Megjithatë, për shkak të kundërshtimit të fqinjit të saj jugor, Greqisë, vendi u pranua me referencën e përkohshme “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Menjëherë pasi fitoi pavarësinë, Maqedonia e Veriut përcaktoi disa objektiva strategjike, ndër të cilat anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO.

Pas negociatave të gjata, vendi u bë anëtar i NATO-s në vitin 2020 dhe pavarësisht pengesave të shumta me të cilat është përballur herë pas here, ajo synon që në të ardhmen të bëhet anëtar i plotë i BE-së.

Pas ndryshimit të emrit, vendi u bë anëtar i NATO-s

Megjithëse negociatat për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë u ndërprenë disa herë gjatë viteve, ato vazhduan në periudha të ndryshme.

Pas negociatave të zhvilluara me ndërmjetësimin e OKB-së, në qershor të vitit 2018 mes dy vendeve u nënshkrua Marrëveshja e Prespës.

Sipas marrëveshjes, e cila përfshinte zgjidhjen e çështjes së emrit dhe partneritetin strategjik, parashihej që emri i vendit të ndryshohej në “Maqedonia e Veriut”. Në kuadër të kësaj, në shtator të vitit 2018 u mbajt referendum.

Në referendum, qytetarëve iu parashtrua pyetja: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke e pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë?”. Nga pjesëmarrësit në referendum, 91,46 për qind votuan “pro”.

Votimi u bojkotua nga opozita e atëhershme, ndërsa pjesëmarrja në referendum ishte 36,91 për qind.

Negociatat e anëtarësimit me BE-në nisën në vitin 2022

Maqedonia e Veriut, e cila kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2005, nisi negociatat e anëtarësimit me BE-në duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare më 19 korrik 2022.

Pasi Maqedonia e Veriut të miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese që burojnë nga protokolli dypalësh i nënshkruar me Bullgarinë, parashihet të fillojë hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE. Kjo përfshin, ndër të tjera, edhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut nuk mund të hapë kapitujt e negociatave me BE-në pa përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Për realizimin e këtij ndryshimi nevojitet shumica prej dy të tretash në Kuvendin me 120 deputetë, përkatësisht votat e 80 deputetëve.

Sipas ndryshimeve të planifikuara, formulimit në Kushtetutë që përmend “qytetarët e Maqedonisë së Veriut; maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët dhe boshnjakët” duhet t’i shtohen edhe “bullgarët, kroatët, malazezët, sllovenët, hebrenjtë dhe egjiptianët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.