☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 93.46 ▲2.16%
ARI 4,446 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,353 ▼ -1.39% ETH $2,472 ▼ -0.84% XRP $1.3967 ▼ -0.54% SOL $103.0600 ▼ -2.06%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.46 ▲2.16 % ARI 4,446 ▼0.69 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.46 ▲2.16 % ARI 4,446 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Boterori

Rivaliteti i përjetshëm, Flick vendosi rekord historik për Barçën, por drejtuesit ia ndalojnë të flasë për Real Madrid:

Katër ndeshje 12 pikë të plota, 17 gola të shënuar vetëm 2 të pësuar.

Barça e këtij sezoni është thjesht perfekte, me ekipin e Hansi Flick që jo vetëm triumfon, por argëton edhe tifozët. Suksesi i tyre i fundit, 5-0 në transfertë përballë Vallencia-s është konfirmimi më i qartë i forcës së tij ekipi.

Për herë të fundit që një ekip në Spanjë ka pasur një golavarazh më të mirë në 4 ndeshjet e para, daton në sezonin 1987-88, me Real Madrid që kishte një golavarazh +20 që është edhe rekordi në La Liga.

Kjo ishte një ndeshje e veçantë edhe për Hansi Flick, ndeshja e tij e 80-të në krye të Barcelonës në La Liga, me teknikun gjerman që vendos një rekord të ri në historinë e Barcelonës. Falë suksesit në “Mestalla”, Flick kapi kuotën e 63 fitoreve duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Luis Enriques, me spanjollin që numëronte 62 fitore në 80 ndeshjet e tij të para në La Liga me Barçën, ndërsa Pep Guardiola u ndal në 61 fitore në 80 ndeshje.

Ky pritet të jetë një sezon i veçantë në La Liga pasi rivali i tyre më i madh, Real Madrid, rikthehu në Spanjë një trajner Special si Jose Mourinho. E përditshmja spanjolle Sport ka zbuluar se drejtuesit e Barcelonës kanë zhvilluar një mbledhje kokë më kokë me Hansi Flick duke i kërkuar këtij të fundit të mos thotë asnjë fjalë për Jose Mourinho-n dhe Real Madrid.

Drejtuesit e Barçës nuk dëshirojnë që të përsëritet e njëjta histori si gjatë periudhës së parë të Mourinho-n në Madrid, ku çdo ndeshje në “El Clasico” u shndërrua në një betejë të vërtetë.

Kjo strategji e Barcelonës, zero fjalë për Mourinho-n dhe Realin u kuptua edhe përpara ndeshjes kundër Elches, me gazetarët që e pyetën Flick për Real Madrid, por përgjigja e tij ishte e parë: “Mos luajmë gjë kundër Realit nesër? Jo. Më bëni pyetje vetëm për Elchen”, iu përgjigj Flick.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.