☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 93.70 ▲2.43%
ARI 4,440 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,398 ▼ -1.4% ETH $2,473 ▼ -0.82% XRP $1.3965 ▼ -0.66% SOL $103.0300 ▼ -2.19%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.70 ▲2.43 % ARI 4,440 ▼0.82 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.70 ▲2.43 % ARI 4,440 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Europa

Kurti reagon për varrimin e Mlladiçit: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për “adhurim shtetëror të gjenocidit”, pas varrimit me nderime shtetërore të kriminelit të luftës Ratko Mladiç.

Mladiq, i shpallur fajtor për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës, ku në korrik të vitit 1995 u vranë 8.372 boshnjakë, kryesisht burra dhe djem, u përcoll për në banesën e fundit me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe përfaqësuesve të institucioneve serbe.

“Me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiçit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste ku politikanët e tyre ftohen për tifozeri klubesh të ndryshme të ligës së njëjtë. Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”, shkroi Kurti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Sipas Kurtit, gjenocidi në Srebrenicë është një “fakt historik”, i dëshmuar përmes varrezave masive, identifikimeve forenzike të mijëra viktimave, dëshmive të të mbijetuarve dhe dokumentimit të operacionit të vrasjeve dhe fshehjes së trupave.

“Burrat dhe djemtë boshnjakë u ndanë nga familjet, u ekzekutuan sistematikisht dhe u hodhën në varreza masive; pastaj shumë prej trupave të tyre u zhvarrosën e u shpërndanë në varreza dytësore e tretësore për t’i fshehur gjurmët e krimit. Ratko Mlladiç ishte komandanti i kësaj makinerie, jo dëshmitari i saj”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se, ndërsa Slobodan Millosheviqi është cilësuar si “kasap i Ballkanit”, Ratko Mladiqi ishte “sëpata e tij kryesore”, duke kritikuar Beogradin zyrtar për glorifikimin e tij.

Kurti rikujtoi gjithashtu se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në vitin 2007, konstatoi se Serbia kishte shkelur detyrimin e saj, sipas Konventës për Gjenocidin, për të parandaluar gjenocidin në Srebrenicë. Ai tha se Serbia kishte dështuar edhe në bashkëpunimin me Tribunalin për ish-Jugosllavinë, duke mos e dorëzuar Mladiqin për gjykim në kohë.

“Shteti që për vite nuk e dorëzoi te drejtësia, dje e solli kufomën e tij me aeroplan qeveritar, e mbështolli me flamur dhe e përcolli me ushtri, ministra, klerikë të lartë e orkestër. Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, shkroi Kurti.

Në vijim, Kurti iu referua edhe varrimit të priftit serb Nikolaj Velimiroviq në maj të vitit 1991, duke pretenduar se nga ajo kohë deri te varrimi i Mladiçit në shtator 2026, Serbia ka organizuar “spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme”.

Ai e lidhi gjithashtu ceremoninë me disa data të rëndësishme për Kosovën, mes tyre 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, 29-vjetorin e ndarjes nga jeta të Nënë Terezës dhe 10-vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku, si dhe përvjetorin e Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës të vitit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.